Para të fshehura brenda dritës së makinës, sekuestrohen 55 mijë euro me valuta të ndryshme, mes tyre edhe lekë Studentë të akademisë së arteve dhe liceut artistik ”Jan Kukuzeli” të Durrësit sollën mbrëmjen e kaluar këngët e bukura napoletane dhe ritmet e saj.
Edicioni i tretë i festivalit të këngës napoletane u zhvillua në sallën e teatrit të Durrësit ku studentë dhe nxënës të kantos konkurruan me njëri-tjetrin para publikut artdashës dhe jurisë së festivalit e përbërë nga emra të njohur të muzikës shqiptare dhe italiane me kryetar tenorin e mirënjohur Kastriot Tusha, i cili vlerësoi prurjet dhe interpretimin e lartë të këngëtarëve, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm ky festival që lindi në kohët e vështira të pandemisë, duhet të zhvillohet edhe në Tiranë.
Kejthin Gjata dhe Kristo Qerama ndanë mes tyre çmimin e parë të këtij festivali, që pati të ftuar dhe këngëtaren napoletane Imma D’Inverno që solli fuqinë e këngës tradicionale napoletane dhe sensualitetin e saj.
I organizuar nga çifti i artistëve, napoletani Giuseppe Palumbo dhe këngëtarja Julieta Strefi Palumbo, me mbështetjen e bashkisë dhe ambasadës italiane, festivali përcjell historinë e këngës napolitane, që pëlqehet e këndohet gjerësisht edhe për shkak të elementëve të që lidhin klasiken me tradicionalen, etniken, ritmin me dëshirën për të jetuar e shijuar, si dhe elementët e përbashkët me muzikën e Mesdheut.
Top Channel