Civilët e Kievit, luftë guerile: Barrikada e sulme tankeve ruse me shishe benzine!

26/02/2022 13:46

Në betejën për Kievin, po luftojnë edhe civilë: banorët e kryeqytetit ukainas janë duke krijuar vetë barrikada nëpër rrugë, ndërsa pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë sesi në pjesë e tyre kanë sulmuar me shishe benzine tanket ruse.

“Ne do të luftojmë për Kievin”, betohen banoret që po bëjnë një rezistencë shumë më të madhe nga sa ishte menduar. Disa prej tyre kishin blerë që përpara armë e unfirma, të tjerëve u janë shpërndarë tani. Edhe të moshuarit e sfidojnë mësymjen ruse.

Anatoli: Nuk kam frikë, nuk kam për çfarë të frikësohem. Do t`ia kisha thyer kokën atij Putinit me duart e mia po të kisha mundësi.

Forcat ruse e nisën sulmin në Ukrainë mëngjesin e 24 shkurtit, me urdhër të presidentit Vladimir Putin. Putin njodtoi se kishte autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina. Qëllim i operacionit, sipas shefit te Kremlinit ishte çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë. Paraprakisht, sakaq, ai shpalli të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

Top Channel