Forcat ruse kanë qëlluar mbi një autobus duke lënë pesë të vrarë dhe plagosur 6 ukrainas në rajonin e Kharkiv.

Sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i Administratës Rajonale të Donetsk, të gjitha viktimat ishin banorë të Toretsk, një qytet afër vijës së frontit në Oblastin, sipas mediave ukrainase.

Lufta arriti në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës të shtunën pasi ushtria e vendit u përpoq të ndalonte përparimin e forcave ruse në vende të ndryshme. Sulmet janë ndeshur me rezistencë të fortë nga ushtria e Ukrainës e cila ka arritur që t’i zmbrapsë forcat ruse në disa raste.

Kievi po sulmohet nga çdo anë ndërsa ende nuk ka shifra për numrin e ushtarëve rus të vrarë. Deri tani raportohet se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë janë vrarë që prej nisjes së luftës.

Top Channel