Fushata e PD në Durrës/ Basha në takime elektorale në mbështetje të kandidatit Luan Hoti

26/02/2022 15:27

Në mbështetje të kandidatit Luan Hoti, kryetari PD Lulzim Basha ishte në Durrës në një takim me të rinjtë.

Basha: Modeli i dështimeve të njëpasnjëshme, modeli i korrupsionit, modeli i monopolizimit të gjithçkaje të kapjes së çdo gjëje në një dorë të pushtetit, të pasurive, të Durrësit, modeli i politikës së vjetër që pushtetin e shikon si privilegj, si pronë private. S’ka rëndësi nëse është pushtet brenda partisë, apo pushtet shtetëror, e shikojnë si çifligun e tyre. E ndërsa e shikojnë pushtetin si çiflig, ndërsa e shikojnë shtetin si pronë e tyre, natyrisht të gjithë shqiptarët dhe rininë, i shohin si shërbëtorët e tyre. Në rastin më të mirë, in shohin si figurina për t’i lëvizur sa andej këtej, në qoftë se u prishin punë.

“Për t’ia ndryshuar faqen këtij qyteti”, tha kandidati Luan Hoti  “unë kam nevojë për energjinë, forcën e të rinjve ,për të  qëndruar në Durrës dhe të mos largoheni”.

Luan Hoti: Jam me më rebelët, jam me ju që nuk bëni kompromise, për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti jonë. Edhe unë jam rebel dhe nuk e pranoj gjendjen e këtij qyteti. As kompromise nuk bëj dhe prandaj kam hyrë në këtë garë, për ti ndryshuar faqen këtij qyteti. Por shpresa, energjia, forca, besimi që po me jepni sot, na bën bashkë për ta ndryshuar, do ta ndryshojmë faqen e këtij qyteti! Të dashur të rinj! Le ta fillojmë me punën e parë! Votoni me 6 mars! Votoni për gjyshërit tuaj, për baballarët tuaj, për moshatarët tuaj! Votoni për veten tuaj! Sepse duke votuar për veten tuaj, kemi votuar për ndryshimin e qytetit!

Top Channel