Ariu vjedhës i shpëton dënimit me vdekje pasi “provat e reja” dëshmojnë pafajësinë për thyerjet (fotot)

26/02/2022 16:54

Një ari gjigand i quajtur “Hanku, Tanku” ishte fajësuar për një seri vjedhjesh në banesa në një zonë rurale në SHBA, por tashmë emri i tij është spastruar nga aktet e dënueshme pasi provast e ADN-së demonstruan se dëmet janë shkaktuar nga të paktën tre arinj.

Në rastin e pazakontë, ariu më shumë se 200 kilogramësh besohej se ishte përgjegjësi i vetëm për më shumë se 40 hyrje me thyerje në shtëpitë e zonës rurale në SHBA.

Policia në Kaliforni kishte marrë më shumë se 150 telefonata nga vendasit që raportonin për ariun e madh të zi që merrte me forcë ushqimet në shtëpitë e njerëzve.

Ai ishte akuzuar për kaos në shtëpitë e njerëzve dhe zyrtarët ishin nisur në kërkim të tij për ta vrarë.

Por mostrat e ADN-së kanë lidhur të paktën dy arinj të tjera me “skenat e krimit” në komunitetin e liqenit Tahoe, duke anulluar kështu dënimin me vdekje të kafshës së madhe.

Peter Tira, i departamentit të peshkut dhe botës së egër në Kaliforni, tha: “Asnjë ari nuk do të neutralizohet, lëndohet, zhvendoset apo vendoset në kopsht zoologjik”.

Ai paralajmëroi se në vend të masave të ashpra, ata do të vendosin gjurmues te ariu për mbledhjen e të dhënave dhe do t’i lëshojnë përsëri në botën e egër.

Ariu Hank ishte në faqet e para të lajmeve kësaj jave kur besohej se ishte autor i shkatërrimit.

Zona ka rreth 20,000 rezidentë dhe është një atraksion madhor turistik.

Zoti Tira tha se ariu nuk i ka frikë njerëzit dje miqësohet me ata që i japin ushqim.

Zyrtarët thanë se ariu ishte identifikuar nga pellushi i errët, masa e madhe dhe nga fakti që nuk kryente gjumin dimëror.

Por në një deklaratë ata shtonin: “Identifikimi i arinjve vetëm nga karakteristikat fizike të jashtme mund të shkaktojë gabime”.

Analizat e ADN-së tregonin se thyerjet që besohej se u shkaktuan nga Hank ishin kryer nga një arushë femër që nuk njihej nga agjencia, dhe se në incidente përfshihej të paktën një tjetër ari, gjithashtu femër.

Agjencia i ka bërë thirrje banorëve të depozitojnë me kujdes mbeturinat e tyre në mënyrë që të mos tërheqin arinjtë.

FOTO GALERI
1/3
“Hanku, Tanku” ishte fajësuar për një seri vjedhjesh në banesa në një zonë rurale në SHBA

Top Channel