Të dehur në timon, pa rrip sigurimi e me celular në dorë, gjobiten 18 shoferë në Vlorë

25/02/2022 21:33

18 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë të premte në Vlorë, pasi janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njofton se për xhama të errësuar apo të riveshur, për drejtuesit e automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për subjektet që nuk përdorin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetet, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, garave të shpejtësisë di dhe paraakalimeve të gabuara janë ndëshkuar me gjobë nga 7.000 deri në 15.000 lekë 18 drejtues mjetesh.

  • me masë administrative gjobë nga 6.000 deri në 20.000 lekë, 23 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.
  • me masë administrative gjobë prej 3.000 lekësh, 19 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara
  • me masë administrative gjobë prej 15.000 lekësh, 16 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit pa vendosur rripin e sigurimit.
  • me masë administrative gjobë nga 10.000 deri në 15.000 lekë, 11 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit duke përdorur celularin.
  • si dhe me masë administrative gjobë nga 12.000 deri në 20.000 lekë, 9 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Kontrollet janë përqëndruar edhe tek drejtuesit e motomjeteve për kaskën mbrojtëse ku janë ndëshkuar 6 drejtues motomjetesh me masë administrative gjobë 6.000 lekë secili.

Top Channel