9 persona janë arrestuar vetëm brenda 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

9 persona janë arrestuar vetëm brenda 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Si rrjedhoje u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim Adrian Tola, 40-vjeç, i dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata Apelit e Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar me burg shtetasit 57-vjeçari L. Ç., 57- vjeç për “Vjedhje” dhe  shtetasin A. K., për veprën penale “Ndërtim i pa ligjshëm”.

Shtetasi E. Sh., 34 vjeç,u arrestua sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Po ashtu, është bërë e mundur arrestimi i një 36-vjeçari me iniciale V. B., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 13-vjeçare.

Të arrestuar pati edhe nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. K., 24 vjeçe, E. L., 43 vjeç, D. K., 24 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shtetasit R. R., 20 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen D. E., 43 vjeçe dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Për veprime të mëtejshme çështjet do t’i ndjekë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel