Përfshirja e Minskut në pushtimin e Ukrainës/ Britania e Madhe anulon vizat për ekipin e basketbollit të Bjellorusisë

26/02/2022 16:20

Mbretëria e Bashkuar i ka anuluar vizat një ekipi basketbolli bjellorus për shkak të mbështetjes së Moskës nga Minsku në pushtimin e Ukrainës.

Skuadra ishte planifikuar të luante në Newcastle në Anglinë veriore të dielën.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të mirëpresë ekipet kombëtare sportive të atyre vendeve që janë bashkëpunëtorë në pushtimin e paprovokuar dhe të paligjshëm të Ukrainës nga Putini”, shkroi të shtunën Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel.

Një numër grupesh sportive kanë folur për pushtimin rus të Ukrainës.

Polonia ka refuzuar të luajë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2022 të muajit të ardhshëm kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, tha të shtunën Presidenti i Federatës Polake të Futbollit Cezary Kulesza.

Federatat e futbollit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke lëshuan gjithashtu një deklaratë të përbashkët të enjten duke kërkuar që kualifikimet e Kupës së Botës të mos luhen në Rusi.

Pas fitores së tij gjysmëfinale në kampionatin e tenisit në Dubai Duty Free të premten, tenisti profesionist rus Andrey Rublev shkroi “ jo luftë ju lutem”.

Lojtarët e vetëm ukrainas të NBA, Alex Len dhe Sviatoslav Mykhailiuk lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar luftën gjithashtu të enjten.

Top Channel