Kreu i Çeçenisë thotë se ka 12 000 vullnetarë vendas gati për të dislokuar në Ukrainë (video-foto)

26/02/2022 18:41

Kreu i rajonit rus të Çeçenisë tha sot se mbështet ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë dhe se mijëra ushtarë nga Çeçenia janë të gatshëm të asitojnë forcat e armatosura ruse.

Kreu i republikës çeçene Ramzan Kadyrov, kishte grumbulluar dje 12,000 vullnëtarë vendas në sheshin kryesor të kryeqytetit Grozny, te cilet shiheshin duke thërritur brohorima lufte.

Kadyrov tha se grumbullimi u organizua për të treguar mbështetje për Kremlinin dhe gatishmëri për të ndihmuar në arritjen e objektivave.

 “Këta janë vullnetarë të gatshëm të nisen në operacion në çdo kohë për të siguruar shtetin dhe popullin tonë”,  tha Kadyrov për mediat, duke shtuar se trupat nuk do të dislokoheshin pa marrë urdhrin nga komandanti suprem Putin.

Ministri çeçen Akhmed Dudayev, tha se qëllimi i grumbullimit ishte të demonstronte se trupat ishin të gatshme për të ndjekur urdhrat e mbrojtjes së atdheut.

 “Ishte një procedurë gatishmërie personali”, tha Dudayev, “një kontroll gatishmërie për zbatimin e urdhrave të komandantit, presidentit të vendit,Vladimir Vladimirovich Putin.”

Ndërsa Kadyrov tha në fjalimin në Grozny, se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të kërkojë ndjesë ndaj Putin.

“Përfitoj nga ky rast të këshilloj presidentin aktual ukrainas Zelensky që të telefonojë komandantin tonë Valdimir Putin dhe të kërkojë ndjesë që nuk e kishte bërë këtë më herët.”

 “Ai duhet ta bëjë për të shpëtuar Ukrainën, të kërkojë ndjesë dhe të pranojë të gjitha kushtet e kërkuara nga Rusia, ky do të ishte për të hapi më korrekt dhe më patriotik”, tha lideri çeçen.

FOTO GALERI
1/4
Ramzan Kadyrov tha sot se mbështet ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë dhe se mijëra ushtarë nga Çeçenia janë të gatshëm të asitojnë

Top Channel