Policia e Qarkut të Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 2 qytetarëve dhe ndjekjen penalisht të dy të tjerëve për arsye të ndryshme penale.

Policia e Qarkut të Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 2 qytetarëve dhe ndjekjen penalisht të dy të tjerëve për arsye të ndryshme penale.

Si rrjedhojë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë e mundur arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ismail Hyka, banues në fshatin Karakullak, Elbasan. Ai ishte dënuar me 1 vit, 11 muaj e 15 ditë burgim nga Gjykata, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Po ashtu, u arrestuan në flagrancë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur,  shtetasit J. D., banues në Elbasan dhe V. R., banues në Librazhd.

Procedohet penalisht shtetasi Xh. M., banues në fshatin Pishkash, Prrenjas, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka plagosur me sende të forta shtetasen Dh. M..

Ndërsa shtetasi L. H., banues në fshatin Hotolisht , Librazhd, ndiqet penalisht pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Top Channel