Aksident me motoçikletë/ Fier-Tepelenë, humb jetën një këmbësor. Plagoset një i dytë

26/02/2022 15:28

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Tepelenë në Kafaraj ku një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktimë ka mbetur 67 vjeçari Qerim Troka nga Ada, ku sipas njoftimeve të Policisë së Fierit, ka dashur të kalojë rrugën por është përplasur nga motori dhe nuk ka mundur që të mbijetojë.

Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur  dhe është dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit.

Top Channel