“PAK PAKT” është një dramë shqiptare që sjell historinë e dy djemve shqiptarë që largohen ilegalisht nga Shqipëria, por asgjë nuk shkon ashtu siç prisnin.

Ata duhet të gjejnë një zgjidhje për t’i shpëtuar burgut. Por për çfarë bëjnë pakt?

Drama e ikjes së rinisë, e braktisjes së vendit me shpresën e një jetë më të mirë, e cila është një problematikë e thekshme e shoqërisë tonë. Një hemoragji, që s’ka të ndalur. Një dramë që vjen në një komedi të zezë sterrë, siç e quan regjisori.

“Pak Pakt” flet shqip dhe qartë për publikun, që mund ta ndjekë në premierën absolute në datat 26 dhe 27 shkurt në Teatrin Eksperimental.

Aktorë : Ermir Hoxha, Xhuliano Brisku, Mehmet Xhelili, Ledjon Zoi, Erjon Hinaj, Gëzim Rudi, Alba Shtëmbari, Margent Caushi.

Top Channel