Pamjet ‘live’ nga Odesa, avionët bombardues fluturojnë shumë pranë shtëpive

25/02/2022 21:52

Avionët bombardues rus vazhdojnë dhe sonte të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës.

Banorët e Odesës kanë filmuar momentet kur kundërajrorët fluturojnë shumë pranë ndërtesave.

Trupat ruse kanë arritur në periferi të Kievit pasi kanë nisur një pushtim të plotë të Ukrainës nga tre drejtime kryesore.

Ata po përparojnë nga veriu; nga lindja nëpër Donetsk, Luhansk, Kharkiv dhe Sumy; dhe nga Krimea në jug.

Dhjetëra objektiva janë goditur, ndërsa trupat ruse janë dyndur në Ukrainë.

Top Channel