Pas aksidentit, i moshuari i vdekur lihet i shtrirë në rrugë prej një ore/ Familjarët kërkojnë të vijnë ekspertët

26/02/2022 11:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier -Tepelenë në Kafaraj.

Burime bëjnë me dije se një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas njoftimeve te policisë Fier, 67 vjeçari i identifikuar si Qerim Troka ka dashur të kalojë rrugën kur është përplasur nga motori.

Për pasojë nuk i ka mbijetuar dot plagëve të renda dhe ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:10, ndërsa motori po drejtohej nga H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një orë nga aksidenti, viktima është lënë në rrugë ndërsa pritet të mbërrijnë ekspertët.

“Erdhi ambulanca mori të plagosurin dhe atë e la në mes të rrugës. Nuk është gjynah. Është turp në këtë shtet. Nuk arrij dot të kuptoj. Ishalla nuk gjej njeri në Shqipëri, le ta pushtojë e tërë bota”, thotë një banor i zonës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel