Nelli ikën nga lufta/ Takohet me familjen shqiptare, udhëton drejt Gjermanisë

26/02/2022 19:55

Ka përfunduar fatmirësisht mirë udhëtimi i ukrainases me origjinë shqiptare Neli Supur.

Ajo ishte nisur nga qyteti i saj drejt kufirit me Poloninë për të shkuar në një vend të sigurt. Udhëtimi ishte i vështirë për shkak të mungesës së parave.

Bankat nuk funksionojnë më dhe Nell kishte mbetur vetëm me djalin e saj të mitur ndërsa bashkëshorti i saj ka shkuar në luftë.

Për të ndihmuar dhe strehuar Nellin udhëtoi nga gjermania drejt kufirit me Ukrainën, Sheip Pacolli.

Ai është nga Kosova dhe së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.

“Më në fund u takuam me Nellin dhe Familje. Nelli është e lodhur pak por tasht është mirë edhe djali Ervini vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.

Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo lufte dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin.

Top Channel