Ukrainasit kanë arritur të kapin një agjent rus në Poltava.

Kur një i ri e vuri re, diversanti e goditi me thikë dhe tentoi të arratisej.

Fatmirësisht, djali arriti të lajmëronte të tjerët dhe diversanti u kap. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lufta arriti në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës të shtunën pasi ushtria e vendit u përpoq të ndalonte përparimin e forcave ruse në vende të ndryshme.

Sulmet janë ndeshur me rezistencë të fortë nga ushtria e Ukrainës e cila ka arritur që t’i zmbrapsë forcat ruse në disa raste. Kievi po sulmohet nga çdo anë ndërsa ende nuk ka shifra për numrin e ushtarëve rus të vrarë. Deri tani raportohet se 198 ukrainas, përfshirë tre fëmijë që janë vrarë që prej nisjes së luftës.

Top Channel