“I kemi rezistuar sulmeve ruse”/ Thirrja për ndihmë e presidentit Zelensky: Ju lutem bashkohuni me ne, do ju japim armë

26/02/2022 13:02

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se i kanë rezistuar sulmeve dhe i kanë zbrapsur me sukses forcat ruse.

Në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën, Zelensky thotë: “Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë.”

Ndër të tjera tha se Kievi dhe qytetet e tjera janë nën kontrollin e ushtrisë.

“Ne i kemi prishur planet. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh”, tha presidenti ukrainas.

Ai tha se Rusia kishte goditur zonat e banuara duke përdorur raketa, duke shtuar: “Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit rus”.

Zelensky tha se Ukraina tani ka “pothuajse mbështetjen e plotë të anëtarëve të BE-së për të përjashtuar Rusinë nga SWIFT” – sistemi ndërkombëtar i pagesave që ka qenë në qendër të një debati rreth sanksioneve kundër Rusisë për sulmin.

“Shpresoj se Gjermania dhe Hungaria do të kenë guxim të mjaftueshëm për të mbështetur këtë vendim”, tha ai duke iu referuar faktit që ishin zërat më të fortë kundër shkëputjes së Moskës nga sistemi Swift,.

Ai u bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus.  “Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen, të kthehen për të mbrojtur Ukrainën.”

Nuk mungoi edhe thirrja për vullnetarët, të cilëve i tha: “Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë.”

Top Channel