Presidenti amerikan Joe Biden, në një intervistë të transmetuar të shtunën tha se një nga qëllimet e tij kryesore strategjike ndërsa Rusia pushton Ukrainën është të mbajë NATO-n dhe Bashkimin Evropian të bashkuar. 

“Qëllimi im që në fillim të sigurohesha që të mbaja të gjithë NATO-n dhe Bashkimin Evropian në të njëjtën anë. Sepse e vetmja gjë që mendoj se Putini mendoi se mund të bënte ishte të ndante NATO-n, duke krijuar një hapësirë të madhe. Dhe kjo nuk ka ndodhur”, tha Biden për komentatorin Brian Tyler Cohen.

Biden parashikoi gjithashtu se Rusia do të paguante një çmim të rëndë si në afat të gjatë ashtu edhe në atë të shkurtër për pushtimin e  Ukrainës, duke shtuar se konflikti po afron Evropën dhe NATO-n.

Top Channel