Gjermania “shpëton” Rusinë nga “nëna e sanksioneve”: Përse nuk u nxor nga sistemi Swift

26/02/2022 13:29

BE-ja njoftoi një seri sanksionesh dërrmuese kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të saj ndaj Ukrainës, e megjithatë si masat e bllokut europian, ashtu edhe ato të presidentit amerikan Joe Biden, anashkaluan atë që konsiderohej si një prej sanksioneve më të ashpra të mundshme ndaj Moskës: shkëputjen e saj prej sistemit ndërkombëtar të pagesave Swift.

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan me urgjencë një paketë të dytë sanksionesh kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës duke pranuar njëkohësisht se ajo do të shkaktonte kosto ekonomike edhe për vetë për bllokun prej 27-vendesh. “Është e qartë se ndërsa zbatojmë një paketë sanksionesh madhore kundër Rusisë, kjo do të ketë edhe pasoja për ekonominë e BE-së. Po shohim një shqetësim tashmë në tregjet financiare.

Por në këtë situatë, ne si Bashkim Evropian, si botë demokratike perëndimore duhet të përgjigjemi”, ishte komenti i Valdis Dombrovskis, zëvendëspresident ekzekutiv i BE-së dhe komisioneri i tregtisë. Zërat më të fortë kundër shkëputjes së Moskës nga sistemi Swift, ishin Gjermania dhe Italia. Përse ndodhi kjo? Si qeveria gjermane, ashtu dhe ajo italiane e shfaqën hapur drojen e tyre se një lëvizje e tillë nuk do të godiste vetëm sistemin financiar rus, por do të kishte impakt të jashtëzakonshëm edhe mbi vetë bankat europiane.

Gjermania dhe vende të tjera të BE-së kanë përdorur gjithashtu SWIFT-in për të paguar për gazin rus. Nëse BE-ja do ta hidhte këtë hap, “do të kishte rrezik të madh të gjermanët të mos furnizoheshin më me gaz apo lënë të parë nga Rusia”, e pohoi vetë ministri gjerman i financnave Christian Lindner për TV ARD. Nga ana tjetër, është edhe shembulli i Iranit. Në 2012-tën, Këshilli Europian nën presionin e SHBA-së e hoqi republikën islamike nga sistemi Swift, dhe pasojat në fillim u dukën shkatërrimtare. Por në periudhë afatgjatë, ato nuk patën efektin e shpresuar , sepse edhe pa ndihmën e tij, bankar iraniane arritën të vënë në jetë forma të tjera komunikimi.

Top Channel