Shpërthimet në Kiev, banorja strehon djalin e vogël në banjë: Mendon se është argëtuese. Më në fund mund të marr një sy gjumë

26/02/2022 11:28

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper. Djali i saj i vogël Vadim, po fle në banjë këto ditë lufte pasi është vendi më i sigurt në apartament.

“Unë ulem pranë tij dhe e përkëdhel kur ai nuk është i kënaqur me diçka në ëndrrën e tij. Ne nuk shkojmë në strehimore, nuk garanton siguri 100% dhe mund të ndikojë në psikologjinë e fëmijës. Në shtëpi, ai fle mirë, ha dhe mendon se gjithçka është argëtuese”, tha ajo.

Olga tha se kanë dëgjuar shumë shpërthime nga ora 01:00 dhe 04:00 e mëngjesit të së shtunës që dukeshin sikur vinin nga veriu.

“Është qetësi tani. Më në fund, mund të marr një sy gjumë”, tha ajo.

Top Channel