Rusët godasin me raketë një anije mallrash japoneze në Deti e Zi

26/02/2022 11:20

Një anije mallrash në pronësi japoneze është bombarduar në Detin e Zi, në jug të Ukrainës, ndërsa një anëtar i ekuipazhit raportohet i plagosur.

Lajmi është raportuar nga “Reuters”, raporton se një raketë ruse goditi direkun e anijes, duke bërë që anija të merrte zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, njoftoi në faqen e saj në Facebook, se anija e mallrave Namura Queen, e regjistruar në Panama u bombardua në Detin e Zi të premten.

Anija është në pronësi të një kompanie transporti me bazë në Imabari City në prefekturën perëndimore japoneze të Ehime-s.

Një zyrtar i kompanisë thotë se i gjithë ekuipazhi prej 20 anëtarësh janë filipinas dhe njëri u plagos në shpatull. Nëntëmbëdhjetë të tjerët, thuhet se nuk janë plagosur.

Agjencia Reuters citoi një kompani ukrainase të transportit të thoshte se anija ishte rrugës për të ngarkuar grurë në portin e Odessa-s në Ukrainën jugore.

Ministria Japoneze e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit po verifikon detajet e sulmit.

Top Channel