Autokolona e parë e ndihmës e nisur nga kufiri jugor i Turqisë po avancon drejt veri-perëndimit të Sirisë, zona më e prekur e vendit nga tërmeti i tmerrshëm i së hënës dhe pas lëkundjet e dhunshme të tij.
Ekipi i shpëtimi ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nën rrënojat e tërmtit të Turqisë edhe gjatë natës.
Orët në vijim janë kritike për personat e mbetura nën rrënoja nga godinat e shembura në juglindje të Turqisë, ndërsa vijon puna e pandërprerë e ekipeve të shpëtimit.
Supermodelja e njohur Heidi Klum dhe partneri i saj, muzikanti Tom Kaulitz po mendojnë të bëhen prindër.
Gazetari Artur Bibe ka qëndruar gjatë natës së bashku me ekipet e shpëtimit të cilët po luftojnë për jetën e atyre që ndodhen nën rrënojat e godinave të shembura.
Mes sfidës së kohës për të mbijetuarit nën rrënojat e tërmetit tragjik në juglindje të Turqisë, ekipet e shpëtimit duhet të sfidojnë edhe të ftohtin.
Dy bashkëpunëtorë janë vënë në pranga pasi shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Një e re nga Durrësi është identifikuar si viktima e aksidentit të mbrëmjes së kaluar në zonën e Plazhit.
Gazetari i Top Channel Artur Bibe, ka mundur të intervistojë dy nga anëtarët e ekipit shqiptar të shpëtimit që ndodhet në Turqi për shpëtimin e njerëzve nga rrënojat e tërmetit vdekjeprurës.
Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale është vënë në pranga dhe do të ekstradohet drejt Italisë.
Vitamina U është një term i krijuar në fillim të viteve 1950 për të identifikuar një përbërës në lëngun e lakrës.
Teksa kanë kaluar 72 orë nga tërmeti tragjik në juglindje të Turqisë, ekipi shqiptar i shpëtimit po punon krah emergjencave turke për shpëtimin e njerëzve.
Ekipi shqiptar i shpëtimit ka vijuar gjatë natës së shkuar deri në orët e para të mëngjesit aksionin për nxjerrjen e trupave të mbetura nën rrënojat e godinave të shkatërruar nga tërmeti në juglindje të Turqisë.
Gazetari i Top Channel Artur Bibe, i cili ndodhet në zemër të operacionit në Turqi ku po shpëtohen jetë njerëzish të mbetur nën rrënoja, ka mundur të intervistojë një mjek që ndodhet me ekipin shqiptar atje.
Manchester United nuk ia doli të shfrytëzojë takimin e prapambetur me Leeds United për t’u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit 2-2 në “Old Trafford”.
Nisi me Londrën, por plani i Volodymir Zelensky ishte në fakt një tur europian që e solli dhe në Paris, për takime me presidentin Emmanuel Macron e kancelarin Scholz të ndodhur atje, ndërsa sot pritet në samitin e BE në Bruksel.
Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit që ka mbërritur që ditën e djeshme në zonat më kritike në juglindje të Turqisë që u goditën nga tërmeti, po punon për nxjerrjen e turpave të mbetura nën rrënoja.
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. Paratë që ata fitojnë duke grabitur online shkojnë për armët atomike dhe programin atomik të sundimtarit të Koresë së Veriut.
Juventus nuk po kalon një sezon të lehtë, por kjo nuk e pengon klubin që të ideojë një të ardhme, larg këtij realiteti.
Dje e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes.
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë që tha se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy shkon të enjten në Bruksel, në vazhdën e vizitave në disa kryeqytete evropiane, gjatë të cilave ai po u kërkon udhëheqësve të BE-së më shumë armë në luftën kundër agresionit të Rusisë dhe një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Mbi 15 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.
Sot pritet një tërheqje graduale e valës së acartë duke sjellë rritje të lehtë të temperaturave në vend.
Sulmi me armë ndaj gazetarëve të Fiks Fare teksa po filmonin gërryerjen e basenit të lumit Zezë dhe po merrnin inerte në kundërshtim me ligjin është dënuar nga shoqatat e gazetareve por edhe autoritetet më të larta në vend.
Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka zbuluar njërin prej këtyre kushteve që po i kundërshton BE-ja.
Dortmund kalon në çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, me “verdhezinjtë” që triumfuan në transfertë përballë Bochum me rezultatin 1-2.
Qyteti Studenti është zona ku banojnë mijëra studentë të vendosur në konvikte apo shtëpitë me qira në zonë. Ndonëse duhet të ishte ambienti më i sigurtë, të rinjtë që vijnë nga qytete të ndryshme për të studiuar në Tiranë, realiteti është krejt ndryshe.
Siguria në “Qytet Studenti” është tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku tre studente kanë treguar situatat e frikshme me të cilat studentet aty përballen çdo ditë. Teksa ka analizuar situatën, eksperti i kriminalistikës Karamuço, është shprehur se pavarësisht ankesave të shumta vijon neglizhenca nga ana e institucioneve në këtë zonë. Teksa […]
Pagesat për hotelet luksoze janë vetëm maja e ajsbergut nga përfitimet që Ahmetaj ka pasur nga biznesmeni i inceneratorëve Klodian Zoto.
Bashkimi Evropian do të organizojë në mars një konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë.
Në padinë e paraqitur nga gazetari Doçi në SPAK emërtohet prova e parë. Përfaqësuesi i hotelit me 5 yje në Vjenë “Starlight”, konfirmon akomodimin në vitin 2013 të ministrit të atëhershëm të Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të mërkurën se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të duhej të themelohej deri në verën e këtij viti.
Shqipëria konsiderohet parajsë për pastrimin e parave të krimit të organizuar. Vitet e fundit, ka gjetur mjedis të përshtatshëm edhe mafia e niveleve të larta ndërkombëtare. Implikimi i biznesmenit Rezart Taçi në transferimin e parave të Cosa Nostra-s, zbuloi 1 vit më parë fijet që të çonin drejt politikanëve të niveleve të larta.
Në Maj të vitit 2008, bëhet një tjetër transaksion dhe kompania që përthithi aksionet e familjes Ahmetaj i shitet “Telekom Sllovenisë” që blen fillimisht 75 % të kuotave e më pas edhe pjesën tjetër.
Lëngu i konsumuar nga një pedofil në Texas para se të vdiste nga helmimi, pak pas dhënies së verdiktit të fajit vitin e kaluar, u përcaktuar se ishte nitrit natriumi, njoftonin mjekët ligjore që klasifikuan vdekjen e tij si vetëvrasje.
Në atë kohë, Ahmetaj i futet biznesit privat. Ai kishte mjaftueshëm lidhje dhe pushtet për të synuar kontratat e majme shtetërore.
Në nëntor të vitit 2006 përmes këtij dokumenti që shihni, Ahmetaj e bashkon me përthithje “Hermes” me kompaninë “H-Communication”.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në botën e futbollit, ndërsa mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri në rrugën Vjenë-Simmering, Kicker Volkan Kahraman.
Inside Story, adresoi kërkesë zyrtare për informacion lidhur me çështjen pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky institucion, konfirmon për herë të parë ekzistencën e një dosje të tillë e cila për vite me radhë është bërë kujdes të fshihet.
Arben Ahmetajt iu hap dera në qeverinë Nano për t’u bërë Drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Financave dhe përgjegjës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, post që e mbajti deri në vitin 1998.
Mbase shumë pak e dinë, por politikani i së majtës Arben Ahmetaj, ofiqet e para të pushtetit i ka pasur pranë demokratëve. Në CV zyrtare, Ahmetaj është kujdesur të fshehë hapat e para në politikë pranë Partisë Demokratike.
Në të shkuarën, katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”, tha Pentagoni të mërkurën, por pa dhënë hollësi se çfarë trajktorësh kishin përshkuar ato, apo nëse kishin kaluar mbi ndonjë objekt ushtarak.
Ka 2 arsye kryesore pse njerëzit plaken. Së pari, kjo është për shkak të plakjes së qelizave të tyre për arsye natyrore.
Trajneri i kombëtares së Turqisë, Stefan Kuntz, u ka kërkuar ndjekësve të tij në rrjetet sociale, e jo vetëm, që të ndihmojnë sadopak viktimat e tërmetit që deri më tani ka marrë rreth 10 mijë jetë njerëzish, e ndërsa mijëra të tjerë janë ende nën rrënoja.
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur grupit të xhirimit të këtij emisioni gjatë filmimeve për gërryerjet e paligjshme në lumin Zezë në Nikël të Krujës.
Forca e Sigurisë së Kosovës tha se ka shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare.
Një shtëpi është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Elbasan.
Menaxheri për divizionin e Kryqit të Kuq për Lindjen e Mesme tha se tërmetet kanë krijuar një skenar makthi të rastit më të keq në Siri.
Deri në minus 22 gradë, kanë mbërritur të mërkurën në Qafën e Thores në Shkodër, duke sjellë akull dhe ngrica në rrugën drejt pikës turistike të Thethit.
Shfaqja Osman Taka vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli premierë, duke filluar prej 10 shkurtit, drama i kthen sytë nga ngjarjet dhe personazhet historikë që janë kthyer në Legjendë.
Një grua e re ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës.
Industria e qumështit pas 15 shkurtit ka paralajmëruar rritjen e çmimi të nënprodukteve të qumështit, kjo me argumentin se fermerët një litër qumësht po e shesin 20 lekë më shumë.
“Po na ndalojnë të prodhojmë ushqime cilësore, lokale”, tha një fermer nga Seine et Marne që ka ardhur të demonstrojë me traktorin e tij në sheshin ‘Invalides’ në Paris kundër kufizimeve të pesticideve.
Prej vitit 2005 kur mori drejtimin e Partisë Socialiste, Edi Rama i ka kushtuar një vëmendje të posaçme forcimit të rrjeteve sociale në funksion të kësaj force politike.
Mbi 6 orë ka zgjatur sot seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill 2021 në Elbasan. Mes 9 dëshmitarëve të pyetur sot, dhanë dëshminë e tyre edhe dy ish nëndrejtorët e policisë së Elbasanit.
Sezoni aktual po rezulton tejet i vështirë për Chelsea-n, teksa skuadra vuan rezultatet në Premier League.
Protestat dhe bllokadat e ngritura gjatë krizës politike në Peru kanë vështirësuar furnizimet me karburant dhe ushqim si për vendasit ashtu dhe emigranët kalimtarë drejt SHBA.
Pas vendimit të SPAK për të dërguar në gjyq ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërdorim detyre, ka reaguar ky i fundit, duke e quajtur gjithë procedurën si formalizim i të gjitha veprimeve në kundërshtim me ligjin të kryer nga SPAK në kuadër të hetimeve të rihapura në lidhje me ngjarjen tragjike të Gërdecit.
Qeveria angleze vijon rutinën e përjavshme të dëbimit të shqiptarëve përmes avionëve të dedikuar charter.
E ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Klea Huta u pyet për ngjarjen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2” që e ka mërzitur më shumë.
Të përshkosh Shqipërinë me biçikletë për 15 ditë klasifikohet si një nga atraksionet më të bukura për 2023.
Kanë kaluar 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 28 persona, mes tyre një fëmijë.Familja Durda që humbi djalin e tyre 7-vjeçar në këtë tragjedi, e rikthen çështjen duke kërkuar ndihmën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, ku janë ngritur akuza për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediun.
Agjeci monitorimi rekomandojnë që para bërjes së donacioneve njerëzit të kërkojnë ku të japin paratë e ndihmës për katastrofën, duke zgjedhur nga listat e bamirësive më efektive.
Një kafe në ditë mund të jetë e mjaftueshme për të mbajtur mjekun larg.
Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.
Shtetasit shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Kinës, pa qenë më nevoja të pajisen me viza, duke e bërë hyrjen në vendin aziatik më të lehtë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka ulur në gjysmështizë flamurin amerikan këtë të mërkurë, në nder të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Turqi.
Një nga talentet më të spikatura në organikën e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është Pedri. Mesfushori dallohet për teknikën e lartë dhe zgjuarsinë në fushë duke u krahasuar edhe me një legjendë si Andres Iniesta.
Zemërimi duket se është në rritje në Turqi për ato që mund të perceptohen si ‘dështimet e qeverisë’ në përgatitje për tërmetet, teksa mijëra njerëz kanë vdekur të hënën në jugun e vendit dhe veriun e Sirisë fqinje.
“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas mikes së moderatores, Klea Hutës.
Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar se do të takohen këtë javë në Universitetin Georgetown në Uashington për të diskutuar të ardhmen e demokracisë në Iran, dhe për revolucionin për të drejtat e grave.
Për shkak të marrëdhënies së ndërlikuar me trajnerin Diego Simeone, Joao Felix zgjodhi të largohej nga Atletico Madrid në merkaton e janarit me destinacion Londrën dhe skuadrën e Chelsea-t.
Festivali dikur i shumëpritur i këngës italiane Sanremo, duket se ashtu si shumë aspekte të tjera të artit ka degraduar në një shfaqje sjelljesh arrogance e ‘liberalizmash’ nga “yjet” adoleshentë që marrin pjesë.
Vlora, Durrësi dhe Korça pritet të ketë së shpejti stadiume të reja.
11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 403 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Dy persona janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme ndërsa tre të tjerë po ndiqen penalisht pasi goditën për shkak të detyrës një mjeke dhe dëmtuan dyert dhe dritaret e spitalit ku ajo punonte.
Ish-sulmuesi i Sevilla-s dhe që tashmë aktivizohet me Monacon në Ligue, Wissam Ben Yeder rrezikon të dënohet me nëntë muaj burg në Spanjë. Asrsyeja është evazioni fiskal në kohën kur lojtari 32-vjeçar aktivizohej në LaLiga me fanellën e andaluzianëve.
Një leopard raportohet se ka hyrë në një sallë gjyqi ku ka sulmuar disa njerëz dhe ka lënë të paktën tre të plagosur në Indi.
Johnson i bëri thirrje Britanisë së Madhe t’i japë Ukrainës avionë luftarakë dhe tanke.
Të martën marina amerikanë nisi të nxjerrin nga thellësitë e oqeanit Atlantik, pjesë të balonës spiune kineze. Ata po përdorin dronë të sofistikuar për të zbuluar dhe gjetur mbetjet e saj.
Nëse jeni një nga njerëzit e shumtë, që nivelet e kolesterolit të mirë dhe atij të keq të të cilëve nuk i kanë në nivelet e duhura, njihuni me shtatë lloje ushqimesh që mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit.
Presidenti i Turqisë është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje të popullit për përgjigjen e shtetit në lidhje me situatën në vend, duke thënë: Nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe.
Manjatia e minierave Gina Rinehart, një nga personat më të pasur në Australi, do të falë më shumë se 2.5 milionë dollarë amerikane 41 njerëzve me fat në një shorte të rastit, por i vetmi kusht për të marrë pjesë në llotari është që të kesh punuar më parë për kompaninë e saj Hancock Prospecting.
BE-ja ka konfirmuar se do të dërgojë 3.5 milion € (3.1 milion £) ndihmë për Sirinë të mërkurën.
“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës.
Një grua është gjetur teksa tentonte të merrte frymë nga qesja e kufomës ku e kishin futur, duke besuar se kishte vdekur.
Drejtuesit e PSG vijojnë të këmbëngulin për të rinovuar kontratën me Lionel Messi. Argjentinasi nga ana tjetër ka oferta edhe nga Barcelona apo Amerika, mirëpo francezët kërkojnë të shijojnë të paktën edhe për një sezon magjinë e “pleshtit”.
Presidenti Joe Biden foli drejtpërdrejt me popullin amerikan dhe një Kongres të ndarë mbrëmjen e së martës, në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit. Rritja e tensioneve me Kinën dhe vazhdimi i luftës në Ukrainë ishin çëshjet kryesore të politikës së jashtme.
Disa pamje prekëse vijnë nga ekipi i Top Channel i cili ndodhet në Turqi në zonat e prekura nga tërmeti tragjik.
Momentet e fundit të jetës së një gruaje ishin xhiruar në video para se ajo dhe pesë të tjerë të mbyteshin në një stuhi të papritur me barkë ne Brazil.
Dy persona janë vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Vlorë, pasi tentuan të shisnin mina me telekomandë, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro. Policia bën me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. U., 31 vjeç dhe A. Q., 21 vjeç, të dy lindur […]
Dries Mertens është një shembull për t’u ndjekur edhe jashtë fushës së lojës. Sulmuesi belg që është pjesë e skuadrës së Galatasaray në elitën e futbollit turk, së fundmi është i përfshirë totalisht në misionin për të ndihmuar njerëzit në nevojë pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë.
Intervistat e paguara në zhargonin e mediave tabloid quhen “Kiss and Tell”.
Hatay është një nga 10 qytetet turke të kthyera në fantazmë nga tërmeti i dy ditëve më parë.
Një bashkëshort i varrosur nga rrënojat pranë gruas së vdekur është shpëtuar sot 48 orë pas tërmetit të tmerrit në Turqi e Siri, teksa numri i viktimave tragjike ka kaluar tashmë 11,000.
Provat e publikuara së fundi zbulojnë ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj si një prej arkitektëve dhe përfituesve kryesorë në koncesionet e inceneratorëve.