Kupa e Gjermanisë/ Dortmund vuan ndaj Bochum, por prek çerekfinalen

08/02/2023 22:55

Dortmund kalon në çerekfinale në Kupën e Gjermanisë, me “verdhezinjtë” që triumfuan në transfertë përballë Bochum me rezultatin 1-2.

Nuk ishte aspak një transfertë e lehtë, me Dortmund që vuajti jo pak, por në fund siguroi biletën dhe një sukses të rëndësishëm.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat u shfaqën kërkuese, me Dortmund që diktoi ritmin dhe mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të Emre Can.

Gjermani kaloi në avantazh skuadrën e Terzic në fundin e fraksionit, në minutën e parë shtesë, duke shënuar golin e parë sezonal në aspektin personal.

Fillimi i pjesës së dytë foli më shumë për vendasit, të cilët u shfaqën maksimalisht kërkues dhe ia dolën të barazonin rezultatin në minutën e 64-të me anë të Stoger. 29-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa ky moment ndryshoi përsëri ritmin, duke vendosur në punë mekanizmat e sulmit të Dortmund.

Tekniku kroat aktivizoi Modeste dhe Reus pas golit dhe ishte pikërisht 33-vjeçari, Marco Reus ai cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 70-të, pesë minuta pas aktivizimit të tij, me gjermanin që shfrytëzoi pasimin e Bellingham.

Në fund 1-2 dhe Borussia Dortmund prek kështu fazën çerekfinale dhe vijon rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë, ndërsa Bochum e mbyll këtu aventurën dhe tani i duhet të fokusohet për të shpëtuar sezonin.

Top Channel