Stadiume të reja në tre qytete, hapen konkurse ndërkombëtare për projektet

08/02/2023 17:30

Vlora, Durrësi dhe Korça pritet të ketë së shpejti stadiume të reja.

Kryeministri Edi Rama njofton se janë çelur tre konkurset ndërkombëtare për këto stadiume.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shkruan se me tre stadiumet “synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat”.

Top Channel