E martë, 05 Korrik 2022
14:09
Video/ Atika nën “pushtetin” e zjarreve, digjet zona pyjore e Porto Germenos në Greqi

Pas zjarreve të njëpasnjëshme të regjistruara në shtetin grek, pak më parë është përfshirë nga flakët edhe zona pyjore e Porto Germenos në Atikë.

14:02
Ish-i i kombëtares së Nigerisë dhe jo vetëm, risitë e Laçit për Europën

Laçi po përgatitet për dy takimet që do të luajë ndaj Iskras në raundin e parë kualifikues të Conference Legue.

13:59
Djali një vjeç bie nga dritarja e banesës, ndërron jetë në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të martë në Britani, ku një djalë një vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga dritarja e një pallati.

13:52
U dënua me 30 vite burg për abuzim, këngëtari amerikan tenton të kryejë vetëvrasje

Këngëtari amerikan R.Kelly, u dënua pak ditë më parë me 30 vjet burg, për krim të organizuar, abuzim seksual dhe trafikim.

13:47
Bimë kanabisi në oborr, merret nën hetim i mituri në Fier

Një i mitur është marrë nën hetim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në komisariatin e policisë në Fier, pasi në oborrin e banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

13:42
Ndryshket Kulla Eiffel, ja përse autoritetet hezitojnë ta riparojnë

Është krenaria e Parisit dhe një prej atraksioneve më të njohura në botë. Por Kulla Eiffel ka nevojë të dëshpëruar për riparim.

13:36
Kurti: Procesi i Berlinit është i nevojshëm për integrimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet, siç e quajti ai, Procesi i Berlinit 2.0.

13:26
Fotot/ Volejbollistja me më shumë ndjekës në Instagram: Fitoj 50 herë më shumë me ‘Onlyfans’ se duke luajtur…

Key Alves është volejbollistja profesioniste me më shumë ndjekës në Instagram. Ajo ka plot 2.3 milionë fansa dhe ka rrëfyer se fiton më shumë para duke pozuar për OnlyFans (faqe pa censurë për të rriturit) sesa duke luajtur volejboll.

13:26
Vrau nënën e tre fëmijëve gjatë operacionit, kush është doktori që mashtroi për moshën

Një mjek nigerian që pranoi se kishte vrarë një nënë të tre fëmijëve gjatë një operacioni është dënuar me tre vite burg.

13:22
I nxehti përvëlues “pushton” vendin,  ja si po i kalojnë orët e nxehta qytetarët (Fotot)

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura shumë të larta ditëve të fundit, duke u bërë në disa raste të papërballueshme.

13:21
Grupi Parlamentar i PD kërkesë Kryetares së Kuvendit: Mos zvarrit shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, të mblidhet Këshilli i Rregullores

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit mbledhjen e Këshillit, ditën e nesërme, në orën 13:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit për deputeten Olta Xhaçka.

13:06
FOTO/ “Do jap shpirtin për t’ju bërë krenarë”, Marku zbulon datën kur do ndeshet në “Air Albania”

Florian Marku po e bën ëndrrën realitet dhe shumë shpejt pritet që që të zhvillojë një ndeshje boksi në Shqipëri, më saktësisht në “Air Albania”.

13:03
Ndodh e papritura pas disa ditë pushimesh, Ronaldo do të shesë avionin privat super luksoz

Familja e Cristiano Ronaldo sa vjen dhe rritet ai së fundmi është bërë baba i një vajze duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë.

12:51
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të 13-vjeçarit, kapet autori në Shkodër

Agron Mahmuti (Mehmeti), i cili qëlloi drejt 13-vjeçarit në Shkodër është arrestuar.

12:47
Shpërndarje droge në Fier/ Në pranga dy persona, sekuestrohen 2.6 milionë lekë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit këtë të martë për shpërndarje droge.

12:34
Gjermania në darën e inflacionit, ekspertët: Paga më të larta dhe përfitime sociale!

Krizës së çmimeve nuk i ka shpëtuar as motori i ekonomisë europiane, Gjermania.

12:27
”Rusia të përgatitet”, strategu amerikan merr komandën e NATO-s në Europë!

Flet rusisht e ka një diplomë master nga Universiteti i Yale në studimet ruse; gjenerali i ushtrisë amerikane Christopher Cavoli, i cili mori detyrën si komandanti i ri suprem i aleatëve të NATO-s në Europë (SACEUR) në një ceremoni në Mons, Belgjikë, është një ekspert i çështjeve ruse, e caktimi i tij në këtë moment duket, nuk është pa qëllim.

12:25
Plagosja e Martin Prengës, Gjykata e Lezhës lë në burg autorin e dyshuar

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg autorin e dyshuar për plagosjen e 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë.

12:19
Temperatura përvëluese dhe thatësirë: Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme!

Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit ‘Po’, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence. 

12:13
6 të vrarë në SHBA, kapet autori. Biden: Dhuna po kthehet në epidemi!

Një 22-vjeçar, Robert Crimo është vënë në pranga nga policia si i dyshuari kryesor i të shtënave që errësuan festimet e 4 korrikut në SHBA.

12:03
Vdes 22-vjeçari në Sarandë/ Tenda e kalçetos i ra mbi kokë aksidentalisht

Moti i keq shkaton një viktimë në qytetin e Sarandës.

11:57
”Nuk lejojmë shtet brenda shtetit”, qytetarët në rrugë kundër marrëveshjes së Abazoviçit!

Një grup protestuesish u mblodhën përpara selisë së ekzekutivit malazez duke shprehur qartë kundërshtinë e tyre ndaj njoftimit të kryeministrit Dritan Abazovic se qeveria do të bëjë publike të enjten, tekstin e një marrëveshjeje me Kishën Ortodokse Serbe.

11:57
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në vend, gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur në vendin tonë, ndërsa gazi nuk ka ndryshuar.

11:53
Aleatët e NATO-s nënshkruajnë protokollin e pranimit për Finlandën dhe Suedinë

30 aleatët e NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë sot për t’i lejuar ata të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin.

11:49
”Sulmohet “ kryeministria, mijëra vetë protestojnë në Shkup kundër propozimit francez!

Për të tretën natë me radhë, mijëra vetë kanë protestuar në Shkup kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare, ç’ka do t`i hapte rrugën fillimit të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, e për rrjedhojë, edhe atyre të Shqipërisë.

11:41
Mourihno ka më në fund mbrojtësin e djathtë, shuma që përfiton Lille

Mbyllen mes sukses bisedimet e tejzgjatura gjatë gjithë muajit qershor për afrimin e mbrojtësit anësor turk.

11:40
60 milionë euro të çuara dëm, detajet e kalimit të sulmuesi serb në Serinë A

Luka Jovic, edhe pse u ble për 60 milionë euro tek Eintracht Frankfurti, nuk ia doli të bindte asnjë ditë me fanellën e Realit të Madridit.

11:30
Dita Botërore e Bikinit/ Historia e veçantë e krijimit të tyre (Fotot)

5 korriku është përcaktuar si Dita Botërore e Bikinit, pasi pikërisaht në këtë datë në vitin 1946 dolën për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

11:23
Sunny Hill do mbahet në Parkun e Gërmisë, aktivistët kërkojnë anulimin e vendimit: Dëmton mjedisin!

Aktivistët kërkojnë anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës që lejon mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Parkun e Gërmisë, mbi arsyetimin se e dëmton mjedisin.

11:14
Kongresmenët amerikanë dënojnë marrëveshjen Iran-Belgjikë për lirimin e terroristëve

Kongresmenët amerikanë kanë kundërshtuar marrëveshjen mes Iranit dhe Belgjikës për lirimin e terroristëve.

11:02
Ndihma ndaj familjeve në nevojë, Bashkia Tiranë dhe UNICEF Albania përfundojnë Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025

Bashkia Tiranë me mbështetjen e UNICEF Albania sapo ka përfunduar Planin Lokal të Përkujdesit Social 2023-2025, i cili parashikon qasjen, burimet njerëzore dhe buxhetet e nevojshme për mirëfunksionimin e shërbimeve të integruara për familjet dhe fëmijët në nevojë.

10:57
Djali plagosi me thikë nënën/ Detaje të reja, 30-vjeçari kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku djali plagosi me thikë nënën e tij.

10:53
Djali plagosi nënën me thikë, fqinjët flasin mes lotësh: Ishte djalë i shkëlqyer, të vriste zoti për të

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në Fier, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj goditi me thikë nënën e tij, Donikën, kanë folur mes lotësh fqinjët, të cilët e përshkruajnë autorin si djalë të urtë.

10:40
Qëlloi me armë ndaj fëmijëve, vetëdorëzohet autori, çfarë tha para policisë

49-vjeçari që qëlloi me armë zjarri ndaj një grupi fëmijësh të moshave 13-15 vjeç mbrëmjen e djeshme, është vetëdorëzuar sot në polici.

10:38
Apartamenti përfshihet nga flakët në Vlorë, momenti kur ndërhyjnë zjarrfikësit

Një  apartament në katin e dytë në lagjen “Rilindja” në Vlorë është përfshirë nga flakët.

10:27
Bashkëpunim në çështjet penale dhe shkëmbimit të informacionit, nënshkruhet marrëveshja mes EPPO dhe Prokurorit Olsian Çela

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksemburg.

10:14
Detaje të reja nga vdekja e 22-vjeçarit në Sarandë/ Po hetohen kushtet e  sigurisë së kalçetos

22-vjeçari Armando Kazma ka humbur tragjikisht jetën ndërsa ishte duke frekuentuar në mbrëmje një kalçeto në hyrje të Sarandës.

10:05
Sfida e parë në Champions League/ Tifozët bardheblu në mbështetje të skuadrës së zemrës

Një numër i konsiderueshëm tifozësh bardheblu janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri.

10:03
Jo vetëm Milani, “ankand” për sulmuesin bleg

Charles De Ketelaere është kthyer në një objektiv për disa klube europiane dhe Club Brugge fërkon duart, pasi edhe çmimi i lojtarit do të rritet.

09:48
Historia unike e zvicerianit që humbi në San Siro dhe jetoi si i pastrehë: Milanezët më falnin cigare dhe ushqim!

Një histori unike vjen nga Italia, aty ku një zvicerian vendosi të braktiste vendlindjen e tij për të jetuar si një i pastrehë në Milano.

09:41
30-vjeçari plagos me thikë nënën në Fier

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Fier, ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij.

09:37
Përplasja mes Lotitos dhe Tares, zbulohet “molla e sherrit”

Tension mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito, dhe drejtorit sportive të bardhekaltërve, Igli Tare.

09:27
Ngacmonte seksualisht vajza të mitura, arrestohet pedofili në Shkodër, çfarë i gjeti në celular policia

 Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzave të mitura.

09:17
U kapën “mat” duke vjedhur marketin në Elbasan, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Elbasam, pasi u kapën në flagrancë duke grabitur një markët në fshatin Katund i Ri.

09:10
Kina shpreh shqetësime lidhur me tarifat e SHBA-së

I dërguari i Kinës për bisedimet tregtare me Uashingtonin ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me tarifat amerikane ndaj importeve kineze.

09:02
Gjermania kritikon planin britanik për shpërbërjen e marrëveshjeve pas Brexitit

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock kritikon në një artikull të përbashkët me homologun e saj irlandez planet britanike për të ndryshuar protokollin e Irlandës së Veriut.

08:50
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve, 49-vjeçari kishte shënjestër një të mitur (Emri)

Është zbardhur ngjarja e një nate më parë në Shkodër, ku një 49-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh të moshave 13-15 vjeç.

08:40
Rriten kostot e jetesës dhe inflacioni në Gjermani, Scholz i bën thirrje qytetarëve që t‘i përballojnë së bashku problemet ekonomike

Në një video podcast kancelari Olaf Scholz tha se rritja e çmimeve është mjaft shqetësuese. Ministrat, sindikatat, banka federale dhe akademikët mblidhen për të diskutuar për gjendjen.

08:26
Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022.

08:18
Sherr për tokën në Belsh! 37-vjeçari qëllon me armë në drejtim të komshiut

Të shtëna me arme zjarri janë regjistruar në fshatin Çepe të Belshit, pas një  konflikti për tokën mes dy bashkëfshatarëve.

08:10
Temperatura përvëluese deri në 41 gradë! Mësoni parashikimin e motit për sot në vendin tonë

Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri.

E hënë, 04 Korrik 2022
23:04
Akuzohet për sulm ndaj policëve, Nuredin Lushtaku lihet në paraburgim

Është caktuar masa e paraburgimit për ish nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij për sulm ndaj dy zyrtarëve policor.

22:59
Rindërtimi i Ukrainës pas luftës, ndërkombëtarët mblidhen në Zvicër

Udhëheqësit nga dhjetëra vende dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur në Lugano të Zvicrës me qëllimin për të krijuar një plan për të rindërtuar Ukrainën pas luftës.

22:53
Foto/ Zjarre masive në Kranidhi të Greqisë! Flakët përfshijnë hotelin, shpëtojnë turistët

Greqia në flakë. Dhjetëra vatra zjarri janë shënuar mbasditen e së hënës në të gjithë Greqinë, ku siç njofton shërbimi zjarrëfikës,disa zona janë në rrezik.

22:42
‘Prit se po shikojmë’, Dade rrëfen bisedën me zyrtarin amerikan: Ndoqën protesten e majit nga …

Ish Ministrja e Jashtme Arta Dade, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një bisedë të shkurtër me ish zyrtarin amerikan Charles Wholch, gjatë protestës së 28 majit 1996.

22:41
‘Nuk jam bërë anëtare e PPSH’, Dade e Bumçi debat në Top Story. Ish-ministrja kritika për PS

Ish-ministrja Arta Dade, e cila drejtoi diplomacinë e jashtme në vitet 2000-2002 nga radhët socialiste, tregoi sot në “Top Story” se ka kritika për PS-në.

22:17
E fituan në Tiranë, Roma dërgon trofeun e Conference League tek tifozi 96-vjeçar!

Sezoni i Romës nuk rezultoi ndër më të mirët në kampionat teksa verdhekuqtë e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë, megjithatë nga ana tjetër trajneri Jose Mourinho me grupin e tij ia dolën të festonin duke qenë se triumfuan në finalen e Conference League.

22:10
Kush ishte zyrtari i preferuar i SHBA në qeverinë Berisha? Milo e zbulon në Top Story

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se zyrtari më i preferuar i SHBA-së në qeverinë Berisha, ishte ish-ministri i mbrojtjes Safer Zhulali.

22:07
“Skemat piramidale krijuan kaos”, Paskal Milo: SHBA donte largimin e PD, nisi një frymë në mbështetje të opozitës

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo tregoi sonte në “Top Story” me Sokoll Ballën, kohën kur Amerika hoqi dyshimet që kishte ndaj PS-së dhe nisi kontaktet me opozitën.

21:54
Tik Toku e konfirmon: Punonjësit kanë akses në të dhënat e përdoruesve! Senatorët amerikanë: Përdoren nga qeveria kineze

Nëse para pak kohësh shumë mund të kishin dyshime mbi mënyrën se si aplikacioni tik tok i përdor të dhënat e miliona përdoruesve, tani është e konfirmuar se punonjës të kompanisë me bazë në Kinë kanë akses në informacionin personal të përdoruesve amerikanë dhe jo vetëm.

21:44
“Pas burgosjes së Nanos nisi kthesa”, Milo: PS shihej me dyshim nga SHBA, ishte si trashëgimtare e …

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ka treguar se Partia Socialiste në fillim shihej nga SHBA-të si një trashëgimi e partisë së Punës. Ai tha se gjithçka ndryshoi pas burgosjes së Fatos Nanos, gjë e cila ishte një akt politik.

21:37
“Krijimi i PD s’ishte rastësor”, Dade: Ndryshimet kishin nisur, të gjithë kishim dëshirë të vinte demokracia

Krijimi i Partisë Demokratike në dhjetor të 1990-tën nuk ishte rastësor sipas ish-ministers së jashtme Arta Dade.

21:36
Vëllezërit binjakë identifikohen si grabitësit e vrarë në përplasjen e qëllimshme me policinë në Kanada (fotot)

Dy vellezer 22-vjeçarë të armatosur rëndë u vranë javës që shkoi në një përplasje me policinë, ku mbetën gjashtë oficerë të plagosur në Saanich, në provincën kanadeze të British Columbia.

21:35
Tenda e kalçetos e zuri poshtë, ndërron jetë 22-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme, ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi një tendë kalçetoje u rrëzua dukë e dëmtuar për vdekje.

21:20
‘E tmerrshme, trashëgimia e dhunës komuniste’, Bumçi: Krijimi PD solli Baker në Shqipëri

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, në panelin e të ftuarve mbrëmjen e sotme në “Top Story”, është shprehur se Krijimi I Partisë Demokratike solli James Baker në Shqipëri dhe nuk ndodhi e kundërta.

21:10
Lojtari i Premier League përfundon pas hekurave, dyshohet si autor i një përdhunimi

Nuk kanë fund rastet e futbollistëve që përfundojnë pas hekurave apo janë të dyshuarit kryesorë kur vjen puna të skandalet në lidhje me abuzimet seksuale apo përdhunimet.

20:56
​Macron mban takimin e parë me qeverinë e re franceze

Pas rindërtimit të pjesshëm të qeverisë në të cilën nuk ka asnjë përfaqësues të vetëm nga opozita, presidenti i Francës Emmanuel Macron u bëri thirrje sot ministrave të tij që të “mbahen fort”, të jenë ambiciozë dhe të tregojnë gatishmëri për kompromis.

20:47
Policia daneze: Ngjarja në qendrën tregtare nuk ishte sulm terrorist

Policia në Danimarkës beson se sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare ku si pasojë u vranë tre persona dhe katër të tjerë u plagosën rëndë, nuk ka të bëjë me terrorizëm.

20:40
Fiks Fare/ Pushuesit në “luftë” me mushkonjat, ISHP: Mungesa e spërkatjes, rrezikon përhapjen e malaries!

Fiks Fare bëri një vëzhgim në disa nga plazhet më të frekuentuara në Shqipëri, duke filluar nga Velipoja, Durrësi, Golemi apo plazhe në Jug të Shqipërisë.

20:30
“Ai lojtar ka 9 vite kontratë, e përdorin për fushatë elektorale”, irritohet drejtori i klubit të La Liga!

Është kohë merkatoje dhe emrat e futbollistëve si gjithnjë janë të lakuar për t’u transferuar në klube të ndryshme. Megjithatë, në të shumtën e rasteve bëhet fjalë për lajme mediatike të pakonfirmuara dhe që në fund rezultojnë “flluska sapuni”.

20:19
Rindërtimi i Ukrainës pas luftës, ndërkombëtarët mblidhen në Zvicër

Udhëheqësit nga dhjetëra vende dhe organizata ndërkombëtare janë mbledhur në Lugano të Zvicrës me qëllimin për të krijuar një plan për të rindërtuar Ukrainën pas luftës.

20:15
30-vjeçari qëllon me armë drejt një grupi fëmijësh në Shkodër, nuk ka të lënduar

Të shtëna  me armë janë dëgjuar këtë pasdite në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodrës.

20:00
Regjistrimet në shkollë edhe këtë vit i gjithë procesi do të realizohet nëpërmjet e-albania

Nisi sot procesi i regjistrimit të fëmijëve për klasat e para, përmes platformës e-Albania.

19:59
PS dhe PD në një zë kundër KLP/ Deputetët: Nuk janë zbatuar rekomandimet e dhëna nga Kuvendi

Dakortësia mes socialistëve dhe demokratëve është një shfaqje e rallë në Kuvend, por jo e pamundur.

19:55
Shtyhet gjyqi për Salianjin! Kërkohet në gjykatë prania e të dëmtuarit nga cështja “babale”

Me një vendim fajësie që i rëndon prej 2019 dhe nuk ka marrë formë të prere, Ervin Salianji nisi përballjen me prokurorinë e apelit që ngul këmbë se ai kreu kallëzim të rremë në dosjen Babale së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

19:50
Besimtarët muslimanë ecin rreth Qabes në Mekë për ritualin e parë të Haxhit (fotot)

Besimtarë muslimanë nga e gjithë bota kanë vërshuar drejt Xhamisë së Madhe të Mekës për të ecur rreth Qabes, në ritualin e parë të Haxhit që nis të mërkurën.

19:49
Zhvlerësohet euro/ Shkon në 119.1 lekë. Shkaku kryesor, ardhja e turistëve

Monedha europiane ka prekur nivelin më të ulët që prej fillimit të vitit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro e nisi javën duke u zhvlerësuar më tej dhe aktualisht këmbehet për 119.1 lekë.

19:44
Në 6 muaj u kap 1.2 ton hashash! Më shumë se 100 persona të arrestuar, u zbuluan edhe 15 shtëpi bari

Pavarësisht se prej vitesh ministria e brendshme dhe policia e shtetit kanë hartuar strategjinë kombëtare kundër kultivimit të kanabisit sërish ky fenomen është prezent në vendin tonë.

19:42
Çdo ditë 200 raste urgjencash/ Shkaku kryesor është vapa. 130 raste për humbje koshience por edhe infarkte

I nxehti i këtyre ditëve ka rritur me gati 200 raste urgjence në 24 orë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës kombëtare të urgjencave, rreth 130 gjendje të fikti apo humbje koshience .

19:39
Shofer i ri, jo mbi 80 km/h! Propozimi i PS rrit moshën e shoferave të autobusëve dhe kamionëve

Pensionistët deri në 70 vjeç mund të drejtojnë autobusë, kamionë, çdo mjet për transport publik apo transport mallrash si dhe lejet e drejtimit për ta mund të jenë të vlefshme për 15 vite.

19:33
Vëllezërit qëllohen me armë në Vlorë, plumba në plazhin e mbushur plot me turistë të huaj

Konflikti mes dy vëllezërve në Vlorë për fitimet e biznesit të përbashkët në plazhin e Radhimës, degjeneroi deri në përdorimin e armëve mesditën e të hënës.

19:27
Kriza nga thatësira, në Itali uji i pijshëm fillon të racionohet

Qytetet veriore italiane të Veronës dhe Pizës, shtëpia e gati 350,000 njerëzve, filluan racionimin e ujit të pijshëm të shtunën, mes një thatësire historike në rajon.

19:24
“Pushime on Top”/Ambasadorja Kim rrëfim ndryshe: Ja cila pjesë e Shqipërisë më pëlqen më shumë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme ekskluzive për emisionin “Pushime on Top” në ekranin e “Top Channel”.

19:11
Tmerrohen pushuesit që fluturojnë drejt Spanjës/ Ndiqen nga gjuajtësi ushtarak pas alarmit të rremë në rrjet (Video-fotot)

Pasagjerë të shokuar të linjave ajrore britanike easyJet panë nga dritaret që u gjetën mes gjuajtësve spanjollë kur një alarm i gabuar për bombë ishte dhënë në rrjetet sociale nga një 18-vjecar ne avionin e tyre.

19:00
‘Kulla Eifel e mbushur me ndryshk” raporti alarmues për “Zonjën e Hekurt të Parisit”

Kur u përfundua në 1889, Kulla Eifel, ose siç njihet ndryshe Zonja e Hekurt e Parisit – pritej të kishte një jetëgjatësi deri në 20 vjet përpara se të çmontohej. Por Njëqind e 33 vjet më vonë, kulla është ende në këmbë.

18:57
Edhe mbrojtësi i Dortmundit në listë e drejtuesve të Interit, gati oferta për verdhezinjtë

Inter është në pritje të sulmit final të PSG-së për të shitur kartonin e Milan Skriniar, teksa për të zëvendësuare sllovakun, nuk është vetëm serbi Milenkovic në listën e kandidatëve.

18:42
Shembja vrastare e akullnajës në Itali/ Stuhitë pengojnë kërkimet dhe zbritjen e trupave të viktimave (fotot)

Kushtet janë tepër të rrezikshme për rinisjen e kërkimeve për të humburit si dhe për zbritjen e trupave të viktimave, thanë sot zyrtarët nga Alpet italiane.

18:41
“Putin të paguajë faturën”/ Kryeministri ukrainas: Na duhen 750 miliardë dollarë për të rindërtuar vendin

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmygal thotë se kostoja e rindërtimit të vendit të tij mund të arrijë në 750 miliardë dollarë dhe Rusia duhet të paguajë faturën.

18:37
Parada e 4 korrikut në SHBA/ Të shtëna me armë gjatë festimeve, raportohet për disa viktima

Pesë persona u vranë dhe të paktën 24 të tjerë janë shtruar në spital pas një sulmi me armë zjarri në një rrugë ku po mbahej një paradë me rastin e katër korrikut, në periferi të Çikagos, në Highland Park.

18:22
Barcelona “blindon” qendrën e mbrojtjes, zyrtarizon afrimin e danezit

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të Franck Kessie-t, Barcelona ka njoftuar nënshkrimin edhe me mbrojtësin danez, Andreas Christensen, i cili shkon në “Camp Nou” si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Chelsea-n.

18:16
Britania e Madhe njofton sanksione të tjera ndaj Bjellorusisë

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një paketë të re sanksionesh kundër Bjellorusisë, duke përfshirë një bllok tregtar prej rreth 60 milionë paund (73 milionë dollarë) mallrash, për rolin e saj në mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës.

18:05
Turqia ndalon një anije ruse, heton pretendimet e Ukrainës për grurin e vjedhur

Një zyrtar turk dhe kompania operuese e portit konfirmuan më 4 korrik se autoritetet kanë ndaluar një anije mallrash ruse dhe po hetojnë pretendimet e Ukrainës se ajo po transportonte grurë të vjedhur.

18:01
Papa hedh poshtë zërat për dorëheqje: Së shpejti shpresoj të vizitoj Kievin dhe Moskën

Papa Françesku hodhi poshtë zërat se ai planifikon që së shpejti të japë dorëheqje dhe tha se shpreson të vizitojë Kievin dhe Moskën në të ardhmen e afërt.

17:57
Pas zhdukjes së birit të pasanikut, vendin në familje ia zuri mashtruesi për 41 vjet në Indi (fotot)

Një gjykatë në Indi ka burgosur sot një burrë të shpallur fajtor se është hequr si i biri i një pronari të pasur tokash për 41 vjet.

17:51
​Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

17:49
Lajm i madh për Milan/ I dëmtuar që nga dhjetori, mbrojtësi bashkohet me skuadrën në stërvitje

Simon Kjaer ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe ditën e sotme i është bashkuar skuadrës në stërvitje, që është edhe e para përpara nisjes së sezonit të ri.

17:42
Plagosja e dy policëve në Kosovë, nis seanca gjyqësore për nënkryetarin e komunës Skënderaj dhe dy vëllezërve të tij

Gjykata Themelore e Mitrovicës po mban seancën për caktimin e masës së paraburgimit për ish nënkryetarin e komunës së Skënderaj, Nuredin Lushtakut dhe dy vëllezërve të tij Fatonit e Arifit për sulm ndaj dy zyrtarëve policor.

17:40
Dy humbje jete nga Covid19! MSH: Në 442 testime rezultuan 147 qytetarë të infektuar

Covid19 i ka marrë jetën dy personave gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.

17:37
Evangjeli Veli “e pafat” këtë sezon, rezulton negative nga Covid19 por humbi Lojërat Mesdhetare

Peshëngritësja Evangjeli Veli tashmë është shëruar nga Covid19, por fatkeqësisht humbi Lojërat Mesdhetare, në të cilat pretendonte të merrte medalje.

17:31
Balla takim me grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri në parlamentin grek: Njohja e ndërsjelltë e pensioneve, rëndësi të veçantë për shqiptarët që jetojnë atje

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin Helen të kryesuar nga Vassilios Giogiakas.