Provat e publikuara së fundi zbulojnë ish zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj si një prej arkitektëve dhe përfituesve kryesorë në koncesionet e inceneratorëve. 

Në puntatën e kësaj të mërkure, Inside Story do të zbulojë prova të reja që tregojnë përfitimet në prona qindra mijëra euro të Ahmetajt nga njerëzit e inceneratorëve.

Një profil i paautorizuar për ish-numrin dy të qeverisë që zbulon aferat e shumta korruptive në thuajse 3 dekada karrierë politike.

Hapat e para të Ahmetajt në politikë pranë kampit të djathtë, dosjet e panjohura të korrupsionit në Tatime, afera dhjetëra milionë dollarë me impulset telefonike dhe oktapodi i kompanive të lidhura me të.

Një investigim i plotë rreth aferave me paratë e rindërtimit, tenderat, fondet e pandemisë dhe privatizimet e jashtëligjshme.

Top Channel