Tërmeti në Turqi/ Udhëtime të gjata nga e gjitha bota për të gjetur familjen nën rrënoja

08/02/2023 11:42

Teksa priste një fluturim të vonuar nga aeroporti i Stambollit këtë javë, Samet Yilmax tregoi një foto të rrënojave. Ai tha se vëllai i tij, Ismaili, ishte nën to.

Samet jeton në Bahrein, por është bashkuar me një mori njerëzish që udhëtojnë për në Turqinë jugore pas tërmetit të madh që vraru mijëra njerëz.

Ashtu si të tjerët, ai beson se ka më shumë gjasa të gjejë vëllanë e tij të zhdukur nëse kalon vetë nëpër rrënoja.

Ismail, një arkëtar supermarketi 26-vjeçar, kishte qëndruar me të afërmit në provincën Hatay në kufirin me Sirinë në kohën e tërmetit.

Të tjerët, u tërhoqën nga mbetjet e ndërtesës më vonë atë ditë, por Ismaili nuk është gjetur, tha Samet.

“Më mungon shumë. Kam ardhur nga Bahreini në Turqi për ta kërkuar. Ai është vëllai im i vetëm”, tha ai për BBC.

Pasi mbërriti në Turqi, Samet priti për orë të tëra në Stamboll për një fluturim për ta çuar në Adana në jug të vendit, përpara se të fillonte udhëtimin e gjatë për në provincën Hatay.

“Është kaq ftohtë këtu. Jeta është e vështirë”, tha ai vonë të martën mbrëma pasi mbërriti në provincën, e cila është shkatërruar nga tërmeti.

Pa ku të qëndronte, ai u ngroh nga një zjarr gjatë natës, ndërsa priste dritën e ditës që të mund të fillonte kërkimin për Ismailin.

Sameti nuk është vetëm. BBC ka folur me njerëz nga e gjithë Turqia dhe jashtë saj, të cilët kanë udhëtuar në zonat e goditura nga tërmeti për të kërkuar për të dashurit e humbur.

Në qytetin e Antakias, burra të armatosur me kazma kaluan në rrënojat e një ndërtese të rënë të martën, duke kërkuar të mbijetuarit. Ata i thanë BBC-së se ishin anëtarë të familjes së banorëve të ndërtesës dhe kishin ardhur nga Stambolli për të kërkuar të afërmit e tyre.

Një studente e mjekësisë, pa asnjë lajm për fatin e familjes së saj, ajo bëri një udhëtim katër-orësh me autobus, një fluturim dy-orësh dhe më shumë se dy orë me makinë për në qytetin e saj të lindjes për të zbuluar nëse ata ishin gjallë.

Ajo zbuloi se fatmirësisht vëllezërit e motrat dhe prindërit e saj kishin mbijetuar. Por 20 të afërm të tjerë kishin vdekur.

“Kur mbërrita, pashë se qyteti ishte shkatërruar dhe nuk kishte vend të sigurt për njerëzit që të strehoheshin”, tha ajo.

“I vetmi lehtësim që pata ishte se pothuajse familja ime ishte e sigurt. Nuk isha i sigurt përpara se të shkoja atje. Kur i gjeta, të gjithë ishin të veshur me pizhame dhe kështu e dija se kishin shpëtuar pa asgjë. Ne të gjithë ngrimë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se mund të dëgjonte zhurma nga disa ndërtesa të rrëzuara, por se përpjekjet e shpëtimit po i liheshin kryesisht banorëve të qytetit.

“Njerëzit thjesht presin të pafuqishëm për të arritur tek të dashurit e tyre nën rrënoja. Ne kemi nevojë për mbështetje këtu sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

 

Top Channel