Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç ka dhënë sot dorëheqjen nga posti, pasi u kap ‘mat’ duke parë video porno në seancën e Kuvendit.

Zvonimir Steviç ishte gjithashtu kryetar i “Komisionit për Kosovën” në parlamentin serb.

Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiç, tha më herët gjatë ditës së sotme se pret që Steviç të jepte dorëheqjen, pasi videoja u bë virale në rrjet.

Sipas medias së huaj, pamjet tregojnë se ai shikoi një seri videosh pornografike, ndërsa presidenti, Aleksandar Vuçiç, i kërkoi parlamentit serb që të normalizonte lidhjet me Kosovën në mënyrë që Serbia të ndiqte anëtarësimin në BE.

Zvonimir Steviç ka marrë gjashtë mandate deputeti.

Serbia dhe Kosova janë nën presion të shtuar nga vendet perëndimore për të arritur një marrëveshje për të normalizuar lidhjet, pas tensioneve të ndezura gjatë fundit të vitit 2022.

 

Top Channel