“Live me Luizin”/ Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit.
Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.
Para pak kohësh aludohej për një ndarje mes Arbenitës dhe Feros. Dyshime nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe ndoshta çifti mund t’i kishte dhënë fund lidhjes së tyre.
E të gjithë menduan se shkaktari i gjithë kësaj ishte futbollisti i njohur, Neymar, pasi Arbenita postoi një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.
Së fundmi Fero dhe Arbenita kanë treguar se janë bashkë dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Vetëm pak më parë, Fero ka postuar disa foto me Arbenitën në ‘Instastory’, duke i dhënë fund një herë e mirë të gjitha thashethemeve dhe duke treguar se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, ku dhe shkruan: “Do të të dua gjithmonë / Momente me të.”
Top Channel