Presidenti amerikan Joe Biden mbajti fjalimit e tij të dytë drejtuar kombit, dhe optimizmi ishte kryefjala e tij. Shefi i Shtëpisë së Bardhë paraqiti vizionin e tij për të “rikthyer SHBA-së shpirti e saj, për të rimëkëmbur shtresën e mesme të cilën e përshkroi si “shtyllën kurrizore të Amerikës, dhe për të bashkuar vendin”. “Duhet të mbarojmë punën e nisur”, ishte porosia e tij.

“Historia e Amerikës është një histori përparimi dhe qëndrueshmërie. Ne jemi i vetmi vend që ka dalë nga çdo krizë më i fortë sesa kur hymë. Dhe këtë gjë po bëjmë përsëri. Dy vjet më parë ekonomia jonë po vuante. Ndërsa qëndroj këtu para jush sot, ne kemi krijuar një numër rekord prej 12 milionë vendesh të reja pune – më shumë vende pune të krijuara në dy vjet se sa ç’janë krijuar nga çdo president i mëparshëm për katër vjet. Dy vjet më parë, COVID-i na kishte mbyllur bizneset, shkollat dhe na kishte privuar nga aq shumë. Sot ai nuk e kontrollon më jetën tone”- tha Biden.

Biden u shtriu dorën e bashkëpunimit republikanëve, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që të mos punojmë së bashku në Kongresin e ri te ndare, ku ata kontrollojnë tashmë Dhomën e Përfaqësuesve. Por duket, kjo ftesë, nuk mori përgjigjen e shpresuar.

Fjalimi prej 73 minutash u prit me entuziazëm nga demokratët ama jo nga republikanët të cilët me reagimin e tyre të ftohte e përforcuan idenë e ndasive politike në vend.

Pavarësisht fokusit të presidentit tek arritjet e administratës aktuale, një sondazh i ri i gazetës Washington Post dhe televizionit ABC News doli në përfundimin se 62% e amerikanëve mendojnë se ai ka arritur “jo shumë” ose “pothuajse asgjë” në dy vitet e para të mandatit të tij.

Top Channel