Kapet në det ngarkesa më e madhe ndonjëherë me kokainë në Zelandën e Re, me logo të Batman (foto)

08/02/2023 14:53

Marina e Zelandës së Re ka kapur një sasi lundruese kokaine në Oqeanin Paqësor, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në vend.

Doga me peshë totale 3.2 ton dhe me vlerë 316 milionë dollarë, u gjet duke lëvizur qindra kilometra në veriperëndim të Zelandës së Re.

Policia besonte se ishte i destinuar për në Australi, ku do t’i shërbente atij tregu për një vit.

Pakot ishin të lidhura dhe disa të etiketuara me një simbol Batman.

Fotografitë e publikuara nga policia dhe zyrtarët e mbrojtjes së Zelandës së Re treguan gjithashtu pako kokaine të etiketuara me një simbol të tërfilit të zi me katër fletë.

Këto ishin “logotat e markave tregtare” për prodhuesit e drogës, që besohet të jenë në Amerikën e Jugut, thanë zyrtarët e Zelandës së Re.

“Ky është gjetja më e madhe e drogave të paligjshme nga agjencitë e Zelandës së Re”, tha të mërkurën komisioneri i policisë së Zelandës së Re, Andrew Coster.

“Është më shumë sesa do të përdorte Zelanda e Re në 30 vjet”, shtoi ai.

Autoritetet nuk dhanë detaje të operacionit apo se si e gjetën drogën. Por ata thanë se partnerët e tyre në grupin e inteligjencës Five Eyes – që përfshin Australinë, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe SHBA-në – kishin ofruar ndihmë.

“Ne besojmë se i kemi dhënë një goditje të rëndësishme operacionit të një sindikate kriminale ndërkombëtare”, tha Coster.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel