Nicolo Zaniolo zbarkon në Stamboll, italiani është lojtari më i ri i Galtasaray

07/02/2023 21:54

Tashmë ish-lojtari i Romës është gati për ekzaminimet e zakonshme mjekësore të cilat më pas do t’i lejojnë atij të jetë në gjendje të nënshkruajë marrëveshjen me klubin e tij të ri, Galatasaray.

Të dy klubet e kanë përcaktuar marrëveshjen në bazë të një pjese fikse prej 15 milionë eurosh plus bonuse, ndërsa sulmuesi do të nënshkruajë deri në qershor 2027 me një klauzolë lirimi të vendosur në 35 milionë euro.

Kështu, Zaniolo do të nisë aventurën e tij të re në Turqi, duke u larguar ndoshta jo ashtu siç ai e kishte ëndërruar nga Roma, por me kujtime të bukura, pasi sezonin e kaluar ishte protagonist në “Air Albania”, me golin që i dhuroi trofeun e UEFA Conference League skuadrës së Mourinho-s.

Top Channel