Kupa e Botës/ Katër amerikano-latine shpallin kandidaturën e përbashkët për 2030-ën

07/02/2023 21:00

Emocionet e Kupës së Botës janë ende të freskëta, me Argjentinën që u shpall kampione bote në Katar, duke triumfuar në finale përballë Francës.

Edicioni i ardhshëm do të organizohet në vitin 2026, në Amerikën Veriore, në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Deri më tani ky është edicioni i fundit që FIFA ka përzgjedhur vendin organizator, ndërsa së fundmi është bërë zyrtare kërkesa për edicionin e vitit 2030.

Argjentina, Paraguai, Uruguai dhe Kili janë bërë bashkë për të sjellë organizimin e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në Amerikën e Jugut pas edicionit 2014.

Tani mbetet për t’u parë nëse FIFA do t’i besoj organizimin e Kupës së Botës këtyre katër shteteve, që do të ishte për herë të parë që Botërori të zhvillohet në katër shtete të ndryshme

Top Channel