I bllokuar nën rrënoja për 45 orë, djalit të vogël i jepet ujë me tapë shisheje për ta mbajtur gjallë

08/02/2023 12:06

Një video prekëse ka ardhur nga Siria, ku një djalë i vogël i quajtur Muhammed i bllokuar nën rrënoja i jepet ujë me tapë shisheje, para se të nxirrej jashtë.

Muhammed ishte i bllokuar për45 orë, që pas tërmetit tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë.

“Bravo Muhammed”, shkroi kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu në rrjetet sociale.

Momentet e shpresës janë të pakta në zonat e shkatërruara nga tërmetet e së hënës në veri të Sirisë dhe Turqinë jugore.

Por ekipet e shpëtimit vazhdojnë të luftojnë për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja.

 

Top Channel