Malësi e Madhe/ Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, në pranga dy të rinj

08/02/2023 11:01

Dy të rinj janë vënë në pranga në Malësi të Madhe pasi transportonin emigrantë të paligjshëm, drejt vendeve të BE.

24 vjeçari A. L., dhe 23 vjeçari E. M., u kapën në flagrancë në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe teksa zbritnin nga automjeti që e drejtonte 24-vjeçari, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Bashkëpunëtorët e bënin këtë veprim të paligjshëm kundrejt pagesës.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Shkodër/ Finalizohet nga DVKM Shkodër dhe nga DVP Shkodër, operacioni policor i koduar “Bashkëpunëtorët”. Transportonin emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm drejt BE-së, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit: -A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe. Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta 2 shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

 

Top Channel