Orë kritike për të mbijetuarit nën rrënoja, ekipet e shpëtimit në luftë me kohën

09/02/2023 11:24

Orët në vijim janë kritike për personat e mbetura nën rrënoja nga godinat e shembura në juglindje të Turqisë, ndërsa vijon puna e pandërprerë e ekipeve të shpëtimit.

Në pamjet e sjellja nga ekipi i Top Channel atje, ushtarakët shqiptarë janë në ndihmë të turqve, duke përdorur kamerat termike.

Me anë të pajisjeve si fillim arrihet të lokalizohen trupat nëntokë, e më pas ekipet turke bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave.

Gazetari Artur Bibe i cili ndodhet në zemër të operacionit raporton se situata është e rënduar dhe kudo ka njerëz që kërkojnë ndihmë për të afërmit e tyre.

Top Channel