Mjeku i ekipit shqiptar në Turqi: Situata është e vështirë, ndihemi ekstremisht të rënduar por duhet të shpëtojmë jetë

09/02/2023 09:50

Gazetari i Top Channel Artur Bibe, i cili ndodhet në zemër të operacionit në Turqi ku po shpëtohen jetë njerëzish të mbetur nën rrënoja, ka mundur të intervistojë një mjek që ndodhet me ekipin shqiptar atje.

Mjeku shprehet mes dëshpërimit se situata është e vështirë dhe e rëndon akoma më shumë moti i ftohtë. Ai thotë se ka shumë godina të prishura dhe viktima të mbetura në to. Ai thotë se ndihet ekstremisht i rënduar nga situate,a po duhet të shpëtojë jetë njerzish.

Mjeku i ekipit shqiptar: Situata është shumë e vështirë, kushtet klimaterike janë shumë të këqija. Disa godina janë me persona nën rrënoja. Pas nesh është një goditë 7 katëshe që mund të ketë 25 viktima. Ekipet shqiptare të shpëtimit janë duke operuar. Po punojmë ndihëm e pajisjeve për të dëgjuar nëse ka njerëz  brenda nën rrënoja. Operojmë edhe me fadroma. Bashkëpunimin e kemi me emergjencat e Turqisë.

Ka pasur raste që janë nxjerrë persona të gjallë nga rrënoja, por kryesisht janë pa jetë. Kanë kaluar 72 orëve, mosushqyerja, temperaturat bëjnë të vetëm. Ndihemi ektremisht shumë të rënduar, por duhet të bëjmë punën. Përpiqemi të jemi sa më të përmbajtshëm.

Top Channel