Video/ Përfaqësuesi i Italisë në Eurovision nis të thyejë skenën e Sanremo-s ‘nga nervat’ (fotot)

08/02/2023 17:33

Festivali dikur i shumëpritur i këngës italiane Sanremo, duket se ashtu si shumë aspekte të tjera të artit ka degraduar në një shfaqje sjelljesh arrogance e ‘liberalizmash’ nga “yjet” adoleshentë që marrin pjesë.

Ish-përfaqësuesi i Italisë në Eurovision nuk duket se e mori ‘me sportivitet’ një gabim teknik gjatë performancës së tij, dhe nisi të thyejë skenën e festivalit në një gjest te çuditshëm rrugaçërie që u dënua gjerësisht nga spektatorët në sallë.

19 vjeçari Blanco ka përfaqësuar Italinë vitin e kaluar bashkë me Mahmood ne Eurovision, me këngën ‘Brividi’ duke u renditur në vend të gjashtë.

Popstar-i u rikthye mbrëmë në festivalin e Sanremo, nga i cili del dhe kënga përfaqësuese e Italisë. Këngëtari i ri erdhi në festival si i ftuar i veçantë por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Këngëtari i këngës së njohur Notti in Bianco, erdhi në skenë me krijimin e tij të fundit ‘L’Isola Delle Rose’.

Por disa momente pas nisjes, Blanco nisi të acarohej keqas dhe duke dalë jashtë kontrolli ia nxorri inatin skenografisë së festivalit duke thyer atë që gjente përpara.

Duke goditur me shkelma çfarë shikonte, Blanco theu lulet e skenës dhe përplasi përtokë një copë të skenografisë, në sjellje të shëmtuara që shokuan audiencën për nivelin e ‘kulturës personale’ të artistëve.

Kur ai mbaroi këngën audienca reagoi me zemërim duke i kërkuar të largohej me fishkëllima e thirrje zemërimi.

Më vonë Blanco kishte shpjeguar se “nuk arrinte të dëgjonte zërin e tij në kufjet e veshit”, prandaj ishte zemëruar.

Prezantuesi theksonte më pas se muzikanti “kishte bërë skenën lëmsh” por i afroi atij një shans tjetër për të performuar.

FOTO GALERI
1/3
Blanco doli jashtë kontrolli ia nxorri inatin skenografisë së festivalit duke thyer atë që gjente përpara.

Top Channel