Sulmuesi rrezikon burgun në Spanjë, akuzohet për evazion fiskal

08/02/2023 17:11

Ish-sulmuesi i Sevilla-s dhe që tashmë aktivizohet me Monacon në Ligue, Wissam Ben Yeder rrezikon të dënohet me nëntë muaj burg në Spanjë. Asrsyeja është evazioni fiskal në kohën kur lojtari 32-vjeçar aktivizohej në LaLiga me fanellën e andaluzianëve.

Ben Yeder akuzohet se ka fshehur një pjesë të rrogës për të shmangur taksat në kohën kur ishte pjesë e Sevilla-s nga viti 2016 deri në vitin 2019.

Ndërkohë, sipas shtypit spanjoll, sulmuesi i ka paguar shtetit spanjoll një shumë prej 267.597 euro, por që mesa duket ishte e pamjaftueshme për të bindur prokurorin publik.

Prokurori është i bindur se lojtari ka falsifikuar me qëllim në deklarimin e pagës së tij dhe tashmë i takon të mbajë përgjegjësitë. Në këtë formë, Ben Yeder rrezikon të dënohet deri në nëntë muaj burg dhe një gjobë prej 150.000 euro ndërsa i duhet të paraqitet në sallën e gjyqit më datë 15 shkurt.

Top Channel