Johnson thirrje Britanisë: Duhet t’i japësh Ukrainës avionë luftarakë dhe tanke

08/02/2023 17:07

Johnson i bëri thirrje Britanisë së Madhe t’i japë Ukrainës avionë luftarakë dhe tanke.

Britania e Madhe t’u japë trupave ukrainase pajisjet shtesë që u nevojiten për të mposhtur Putinin dhe për të rivendosur paqen në vend”, tha ish-kryeministri Boris Johnson.

Duke folur për mbështetjen ushtarake të nevojshme për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, ai i kërkoi Rishi Sunak që të furnizojë Ukrainën me avionë dhe më shumë tanke.

“Ne kemi më shumë se 100 avionë Typhoon. Ne kemi më shumë se 100 tanke Challenger 2. Përdorimi më i mirë i vetëm për cilindo nga këto artikuj është vendosja e tyre tani për mbrojtjen e ukrainasve – jo më pak sepse kështu garantojmë sigurinë tonë afatgjatë”, u shpreh ish-kryeministri.

Sipas tij ky investim do të ndihmonte në luftë dhe bota do të ishte më e sigurt.

“Tani është koha për t’u dhënë atyre saktësisht atë që u nevojitet për të përfunduar punën”, shtoi ai.

Thirrja e Johnson përsërit komentet që ai bëri gjatë një turneu në SHBA javën e kaluar, ku i bëri thirrje Perëndimit që të dërgojë F-35 dhe Typhoon në Kiev.

Thirrja e përsëritur vjen gjithashtu pas fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në Westminster Hall ditën e sotme.

Top Channel