Tur në Europë, Zelensky “nis kërkesat”: Avionë luftarakë sa më shpejt!

09/02/2023 09:20

Nisi me Londrën, por plani i Volodymir Zelensky ishte në fakt një tur europian që e solli dhe në Paris, për takime me presidentin Emmanuel Macron e kancelarin Scholz të ndodhur atje, ndërsa sot pritet në samitin e BE në Bruksel.

Presidenti ukrainas po e shfrytëzon këtë mundësi për të përsëritur kërkesën që e konsideron si më të ngutshmen e momentit: furnizimin me avionë luftarakë.

Po flasim për armë që janë të nevojshme për paqen. Lufta, të cilën e nisi Rusia, duhet të ndalet. Emmanuel sa më shpejt pilotët tanë marrin avionë modernë, dhe Oalf, sa më i fortë të bëhet koalicioni ynë i tankeve aq më shpejt do të marrë fund agresioni i Rusisë. Dhe ne, do t`i kthejmë Europës paqen.”– tha Zelenksy.

Thirrjen për avionë luftarakë, Zelensky e përsëriti edhe më herët në Londër. Macron i premtoi se Franca do ta ndihmojë Ukrainën në luftë kundër pushtimit rus, dhe shtoi se ky vend është i vendosur të mbështesë Ukrainën “në rivendosjen e të drejtave legjitime”.

Edhe kancelari gjerman premtoi ndihma për Ukrainën sa kohë të jetë e nevojshme. Ajo që mbetet është se “Rusia nuk duhet ta fitojë këtë luftë”, tha Scholz. Nga samiti i BE-së në Bruksel, ku Zelensky është i ftuar pritet të dërgohet një sinjal i fortë solidariteti në drejtim të Kievit.

Ukraina u shpall vitin e kaluar vend kandidat për në BE, pak pas vizitës së Macron dhe Scholz në Kiev. Takimi në Paris ishte i dyti takim kokë më kokë i tre politikanëve që nga fillimi i luftës para gati një viti.

Top Channel