Temperaturat e ulëta vështirësojnë punën e ekipit të shpëtimit gjatë natës nën rrënojat e tërmetit

09/02/2023 11:34

Ekipi i shpëtimi ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nën rrënojat e tërmtit të Turqisë edhe gjatë natës.

Puna ka vazhduar ndërsa gazetari Artur Bibe tregon edhe pak momente të pushimit të ekipit të shpëtimit rreth orës 3 për të marrë pak veten dhe për tu ngrohur, pasi një nga vështirësitë është moti i keq me temperatura të ulëta.

Një ndër personat që i mbijetoi rrënojave të pallatit të shembur i është dhënë ndihma e parë, ndërsa kalimi i orëve e bënte të vështirë gjetjen e personave të gjallë.

Pamjet nga ekipi i Top Channel tregojnë tërësisht pallatin e rrëzuar, ndërsa të gjitha familjet kanë qenë në gjumë në momentin e tërmetit.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, por operacioni i shpëtimin vijon.

 

Top Channel