Një grua e re ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ndodhi mbrëmjen e sotme në Durrës.

Aksidenti vdekjeprurës ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem. Një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel