Gazetari Artur Bibe ka qëndruar gjatë natës së bashku me ekipet e shpëtimit të cilët po luftojnë për jetën e atyre që ndodhen nën rrënojat e godinave të shembura.

Temperaturat kanë zbritur deri në -10 gracë C siç raporton Bibe, duke e vështirësuar më tej jo vetëm punën e ekipeve të shpëtimit, por edhe të personave që gjenden nën rrënoja.

“Një ferr” të vërtetë e quan gazetari situatën që po ndjek nga afër prej 24 orësh.

“Së bashku më kameramanin Angjelo Baraj jemi në vendin ku sapo është gjetur një grua e gjallë. Ekipet e shpëtimit po jamin ndihmën e parë. Në këtë godinë të rrëzuar ndodhen edhe 6 persona të tjerë të zhdukur. Kushtet janë të vështira, temperatura në këtë vend është -10 gradë. Shpresojmë gjatë orëve në vijim të mund të nxirren të gjallë personat që kanë mbetur nga ky ferr i vërtetë”- raporton gazetari Artur Bibe.

Aktualisht kanë kaluar 72 orë nga tërmeti që la pas mbi 16 mijë viktima në Turqi dhe Siri dhe puna  e ekipeve të shpëtimit është e vështirë edhe për shkak të kushteve atmosferike. Për të mbijetuarit nën rrënoja mbijetesa po bëhet ende më e vështirë, nga mungesa e ujit e ushqimit dhe i ftohti.

Top Channel