Pamje tragjike nga Turqia, njerëzit gërmojnë nën rrënoja për të gjetur të afërmit

08/02/2023 15:55

Disa pamje prekëse vijnë nga ekipi i Top Channel i cili ndodhet në Turqi në zonat e prekura nga tërmeti tragjik.

Pamjet tregojnë njerëz të vdekur në anë të rrugës të mbuluar me batanije.

Njerëz të shumtë ndodhen në rrënoja duke gërmuar në përpjekje për të gjetur të afërm të tyre apo edhe persona që mund t’i kenë mbijetuar tërmetit.

Ambulanca gjithashtu ndodhet në zonë.

Numri i viktimave vazhdon të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit, ku i është bashkuar dhe ai shqiptar vijojnë punën me shpresën se mund të gjejnë të mbijetuar të tjerë.

Kushtet atmosferike gjithashtu pengojnë kërkimet me tempreatura të ulta dhe qindra pasgoditje, që e bëjnë të rrezikshëm gërmimin.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep.

 

 

Top Channel