Atletico Madrid “tremb” Chelsea-n, vendos çmimin e Joao Felix

08/02/2023 17:39

Për shkak të marrëdhënies së ndërlikuar me trajnerin Diego Simeone, Joao Felix zgjodhi të largohej nga Atletico Madrid në merkaton e janarit me destinacion Londrën dhe skuadrën e Chelsea-t.

Nëpërmjet formulës së huazimit, skuadra angleze përforcoi organikën me një talent si portugezi ndërsa për ta pasur përfundimisht, edhe në sezonin e ardhshëm do t’i duhet të bëjë një sakrificë të jashtëzakonshme.

Kjo pasi spanjollët vendosën edhe çmimin e Felix duke e deklaruar vlerën e kartonit të sulmuesit plot 124 milionë paund. Një shifër e tejet e lartë për Blutë e Londrës që tashmë janë vendosur në dyshim nëse mund ta mbajnë përfundimisht në organikën e tyre Chelsea-n. Nga ana tjetër, Felix është i gatshëm të rikthehet te Atletico Madrid në fundin e këtij sezoni, por vetëm me një kusht.

Nëse nuk gjen aty trajnerin Diego Simeone me të cilin nuk bie dakord për mënyrën e lojës. Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë drejtimi do të marrë e ardhmja e Felix me klubin madrilen që duket i bindur për të vijuar bashkëpunimin me trajnerin Diego Simeone.

Top Channel