Bislimi: Faj për moszbatimin e Marrëveshjes së Energjisë ka edhe Brukseli

08/02/2023 16:27

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Brukseli… që kanë dërguar sinjale të gabueshme të Elektroseveri përmes interpretimeve të gabueshme të neneve që nuk kanë të bëjnë asgjë më Udhërrëfyesin”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Kështu tha ai gjatë një konference për media më 8 shkurt, kur u pyet se ku ka mbetur zbatimi i Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjes për Energji, që Kosova dhe Serbia e kishin nënshkruar më 21 qershor 2022.

Ndërsa marrëveshja ishte arritur më 2013 në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas Bislimit, kompania serbe, Elektrosever që do të furnizojë dhe faturojë energjinë në veri, thirret në një marrëveshje të cilën thotë se e ka nënshkruar në Stabmoll të Turqisë me kompaninë kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS), e që sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjet e Brukselit.

Më 9 gusht, Bashkimi Evropian e pranoi se ka vonesa në zbatimin e Udhërrëfyesit, duke thënë se përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e saj “mbetet në duart e palëve”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha gjatë konferencës se “e vetmja palë që në plotni i ka pambushur obligimet që dalin nga ky udhërrëfyes është Qeveria e Kosovës, e cila e ka licencuar Elektroseverin”.

Elektrosever, pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS, mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor.

Top Channel