E shtunë, 26 Shkurt 2022
14:24
E gjithë vëmendja tek presidenti Zelensky, por ja kush është Zonja e Parë e Ukrainës

Prej tre ditësh e gjithë vëmendja është mbi Ukrainën dhe betejën me forcat ruse. Presidenti Voloymyr Zelensky i ka bërë thirrje të gjithëve që të mbrojnë Ukrainën ndërsa thekson se do të pajisen të gjithë me armë.

14:24
150 helikopterë janë vendosur në Bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën

150 helikopterë transporti dhe qindra trupa ushtarake tokësore janë vendosur në Bjellorusi, rreth 32 km larg kufirit me Ukrainën.

14:15
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë: Nesër protestë në orën 17:00 para ambasadës ruse

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov ka folur para mediave duke i bërë thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestë para ambasadës ruse ditën e nesërme në orën 17:00.

13:55
DW: Pushtimi rus i Ukrainës – kërcënim për rendin gjeopolitik!

Vendimi i Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën ka përmbysur supozimet për paprekshmërinë e kufijve dhe e ka futur botën në një situatë krejtësisht të re, thonë ekspertë gjermanë të sigurisë.

13:51
Elbasan, arrestohen 3 shtetas dhe ndiqen penalisht 2 të tjerë

Policia e Qarkut të Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e 2 qytetarëve dhe ndjekjen penalisht të dy të tjerëve për arsye të ndryshme penale.

13:48
Piloti “fantazëm” ukrainas që po tmerron rusët: Godet papritur dhe “zhduket”

Disa e kanë quajtur “Hija e Kievit”; të tjerë “piloti fantazëm që po kthehet në tmerrin e rusëve”. Në rrjetet sociale është shpërndarë fotoja, por jo edhe emri i tij.

13:46
Civilët e Kievit, luftë guerile: Barrikada e sulme tankeve ruse me shishe benzine!

Në betejën për Kievin, po luftojnë edhe civilë: banorët e kryeqytetit ukainas janë duke krijuar vetë barrikada nëpër rrugë, ndërsa pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë sesi në pjesë e tyre kanë sulmuar me shishe benzine tanket ruse.

13:45
Kryebashkiakja Sako në Shkozet: Do ta çojmë deri në fund procesin e rindërtimit, familjet e prekura nga tërmeti do të kthehen në banesa

Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 marsit Emiriana Sako ka deklaruar në takimin me banorët e Shkozetit  se asnjë nga banorët që është larguar nga banesa për shkak të tërmetit nuk do mbetet pa u kthyer aty ku ka jetuar më parë.

13:36
“U mbars mali dhe polli një mi!”; Veliaj: “E patë Komisionin Hetimor? Ata hanë inat me çdo punë të mirë që bëhet në këtë vend”

Nga Rrogozhina, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të PS për qarkun, tha se njerëzit duhet të gjykohen nga sa punë bëjnë, jo sa bukur flasin

13:34
Rusia rrëzon rezolutën e Shqipërisë për Ukrainën: Cilat janë 3 shtetet që abstenuan!

Me 11 vota pro, një kundër dhe tre abstenime, rezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit 15 anëtarësh të OKB-së nga Shqipëria dhe SHBA-ja, u rrëzua.

13:33
Forumi i kryebashkiakëve të Mesdheut/ Dritan Leli takohet me ish-kryeministrin italian Romano Prodi

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është takuar me ish-kryeministrin italian Romano Prodi në Forumin e Kryetarëve të Bashkive të Mesdheut, duke theksuar se ai vijon t’i mëshojë qëndrimit të tij se vetëm bashkëpunimi, në të gjitha nivelet, mund ta bëjë zhvillimin të qëndrueshëm.

13:29
Arrestohen 2 persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për prodhim e shitje narktoikës si dhe për mbajtje pa leje e prodhim të armëve.

13:29
Gjermania “shpëton” Rusinë nga “nëna e sanksioneve”: Përse nuk u nxor nga sistemi Swift

BE-ja njoftoi një seri sanksionesh dërrmuese kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të saj ndaj Ukrainës, e megjithatë si masat e bllokut europian, ashtu edhe ato të presidentit amerikan Joe Biden, anashkaluan atë që konsiderohej si një prej sanksioneve më të ashpra të mundshme ndaj Moskës: shkëputjen e saj prej sistemit ndërkombëtar të pagesave Swift.

13:20
SHBA ofrohet ta evakuojë, Zelensky: Nuk iki! Kam nevojë për armë, jo për shëtitje!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi në Twitter një video, të cilën e kishte realizuar vetë duke ecur në rrugët e Kievit në përpjekje për të hedhur poshtë zërat se ai i ka bërë thirrje ushtrisë të dorëzohet përpara trupave ruse.

13:17
Luftë në rrugët e Kievit, ushtria ukrainase zbraps disa sulme: Kemi vrarë 3.500 rusë!

Qeveria ne Kiev njoftoi se në rrugët e kryeqytetit ukrainas kanë shpërthyer luftime.

13:02
“I kemi rezistuar sulmeve ruse”/ Thirrja për ndihmë e presidentit Zelensky: Ju lutem bashkohuni me ne, do ju japim armë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se i kanë rezistuar sulmeve dhe i kanë zbrapsur me sukses forcat ruse.

13:01
Tiranë/ Bien në pranga 9 shtetas për vepra të ndryshme penale

9 persona janë arrestuar vetëm brenda 24 orëve të fundit në Tiranë për vepra të ndryshme penale, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

12:48
Veliaj nga Rrogozhina: “Vota për PS është vota për punë, jo për dhunë; Grida dhe Jorida nuk bënë dot një punë në Tiranë, si do bëjnë këtu?”

Teksa na ndan edhe një javë nga zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Rrogozhinë, ku gjatë një takimi me banorët tha se Saliu dhe Luli “e duan votën për sherr, ndërsa ne për punë”.

12:42
Shqiptarja me djalin e vogël largohet nga lufta në Ukrainë, shqiptari nga Gjermania e pret në Poloni

Si shpesh herë, shqiptarët nuk hezitojnë të ndihmojnë njëri-tjetrin në raste të vështira. Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj te vogël u zgjuan nga zhurmat e raketave para tre ditësh dhe zgjodhi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.

12:25
Mesfushori i Chelsea në shënjestrën e PSG, parisienët i “hapin luftë” anglezëve

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante mund të nisë një aventurë franceze duke nisur që nga vera.

12:13
Goditet një grupi kriminal! 7 të arrestuar, 3 prej të cilëve punonjës Policie

Policia e Shtetit njofton se është goditur një grup i strukturuar kriminal ku janë vënë në pranga 7 shtetas, 3 prej të cilëve punonjës Policie, pasi kapen teksa trafikonin mjete motorike të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë.

12:12
Vidhnin automjete në Kosovë dhe i trafikonin në Shqipëri/ Policia shkatërron grupin e “skifterëve”, mes tyre një oficere dhe dy policë

Policia e Shtetit ka shkatërruar një grup prej gjashtë personash, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin automjete të vjedhura nga Kosova për në Shqipëri.

12:06
Drama e braktisjes/ Në teatrin Eksperimental do vendoset në skenë shfaqja “Pak Pakt”

“PAK PAKT” është një dramë shqiptare që sjell historinë e dy djemve shqiptarë që largohen ilegalisht nga Shqipëria, por asgjë nuk shkon ashtu siç prisnin.

11:52
“Nuk e di a ka ardhur ndonjë demokrat fshehurazi”, Rama nga Dibra: Mos më kërkoni llogari dhe për ata që ju kanë shaluar në rrena

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dibër ditën e sotme për të folur për pyetësorin e “Këshillimit Kombëtar”, por nuk ka hezituar të thumbojë Bashën e Berishën. Rama tha se duhet hapur brava të futet vareja në magazinë e të ikin të dy dhe bëri të qartë se këtë duhet ta dinë të gjithë demokratët.

11:37
Pas aksidentit, i moshuari i vdekur lihet i shtrirë në rrugë prej një ore/ Familjarët kërkojnë të vijnë ekspertët

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier -Tepelenë në Kafaraj.

11:28
Shpërthimet në Kiev, banorja strehon djalin e vogël në banjë: Mendon se është argëtuese. Më në fund mund të marr një sy gjumë

Olga jeton në pjesën e Bregut të Majtë të Kievit, zona e qytetit që është në lindje të Dnieper. Djali i saj i vogël Vadim, po fle në banjë këto ditë lufte pasi është vendi më i sigurt në apartament.

11:27
Ministria e Brendshme e Ukrainës: Janë vrarë 198 persona dhe janë plagosur 1,115 të tjerë

198 viktima, mes të cilëve tre fëmijë, është bilanci i luftës në ditën e tretë të sulmit rus në Ukrainë.

11:20
Rusët godasin me raketë një anije mallrash japoneze në Deti e Zi

Një anije mallrash në pronësi japoneze është bombarduar në Detin e Zi, në jug të Ukrainës, ndërsa një anëtar i ekuipazhit raportohet i plagosur.

11:02
Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelensky: Koha për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një postimi në Twitter duke thënë se është “moment vendimtar” për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

10:42
Vrasja e 46-vjeçarit në Vlorë, arrestohet 23-vjeçari dhe shoku që i siguroi mjetin me qira për tu fshehur pas krimit

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj në Vlorë.

10:21
Lufta në Ukrainë, boshatisen marketet

Teksa vijojnë sulmet nga forcat ruse, autoritetet ukrainase i kanë bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të mbyllen në shtëpi dhe të qëndrojnë në vendin më të sigurt që kanë brenda.

10:15
“Donaldi më tha, humbjen e kam nga ty…”/ Beatrix reagon pas fotografisë që u bë virale, ja cila është e vërteta

Këngëtarja e famshme dhe një ndër banoret e shtëpisë më të famshme të “Big Brother Vip” ka reaguar pas një statusi të shpërndarë në mediat sociale lidhur me arsyen përse ajo dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë.

10:07
Diabeti i fshehtë – Rrezik i heshtur!

Numri i personave që po diagnostikohen me Diabet në të gjithë botën po rritet në mënyrë dramatike.

10:03
Arrestohen 3 persona nga policia e Korçës, tentuan të transportonin 11 emigrantë të paligjshëm

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona pasi u kapën duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

09:46
Franca dërgon armë në Ukrainë për luftën me forcat ruse

Franca ka nisur armë dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën për luftën me forcat ruse.

09:33
Lufta në Ukrainë/ Një pjesë e autostradës në Kiev përfshihet nga zjarri gjatë natës

Një pjesë e autostradës Prospekt Peremohy afër qendrës së Kievit u shndërrua në një zonë lufte mbrëmjen e kaluar.

09:29
Çfarë ndodh nëse Rusia përjashtohet nga kodi SWIFT. Opsioni bërthamor?

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të enjten për të vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë, por blloku u tërhoq nga marrja e masave më të ashpra të kërkuara nga Ukraina, siç ishte ndalimi i Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, SWIFT.

09:16
Elbasan/ Mashtrim në kredi, arrestohet i riu i shpallur në kërkim

Policia e Këlcyrës njofton se ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.

09:07
Ukraina bën bilancin e humbjeve të ushtrisë ruse: 3500 të vdekur

Ushtria ukrainase pretendon se ka më shumë se 3,500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë burgosur. Ushtria ukrainase gjithashtu raporton se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke.

08:46
Pallati në Kiev u godit me dy raketa, dalin pamjet e banorëve duke u evakuuar

Një pallat shumëkatësh është goditur me dy raketa në orët e para të mëngjesit në Kiev.

08:27
Mediat amerikane: Zelensky refuzoi ofertën për evakuim

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, raportojnë mediat amerikane.

08:18
Ukraina raporton për mijëra ushtarë rusë të vrarë

Ushtria ukrainase tha se mbi 3,500 ushtarë rusë janë vrarë që nga ndërhyrja e forcave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt.

00:26
Bie rezoluta e SHBA-së dhe Shqipërisë që kërkonte ndërhyrje ushtarake/ Rusia vendosi veto

Rezoluta e formuluar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, dy vendet bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që dënonte sulmin rus ndaj Ukrainës u rrëzua këtë të shtunë.

E premte, 25 Shkurt 2022
22:54
Natë e vështirë për Kievin! Nuk ndalen shpërthimet, avionët ushtarakë fluturojnë pranë ndërtesave

Shpërthime të shumta janë ndjerë këtë të premte në mbrëmje në Kiev, ndërsa sirenat e sulmit ajror dëgjohen në të gjithë kryeqytetin.

22:29
“Kur të kam sharë unë ty serbisht?”/ Acarohen Big Mama dhe Antonela: As rruga mos më bashkoftë me ty

Debati i ashpër mes Antonelës dhe Big Mamës për fjalët fyese në gjuhën serbe ka vijuar edhe në Post Big Brother. Ishte Big Mama që i tha Antonelës se po mashtron dhe u përpoq ta prekë në pikën më të dobët.

22:07
Grupi “anonymous” hakon bazën e të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes

Grupi “anonymous” thotë se ka hakuar bazën e të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

22:05
Gjesti i Semit ndaj Ilirit/ Balerini: Ne zihemi për Donaldin, veprimi ishte i ekzagjeruar

Gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP, një nga pikat më kulminante ishte kur Semi i drejtoi gishtin e mesit Ilirit, për të cilën pati shumë debate. Kjo është diskutuar edhe në Post Big Brother VIP.

22:00
Foto/ Piloti ukrainas, tmerri ushtrisë ruse!

Personi në foto është një pilot ukrainas që drejton një avion tip MiG-29.

21:52
Pamjet ‘live’ nga Odesa, avionët bombardues fluturojnë shumë pranë shtëpive

Avionët bombardues rus vazhdojnë dhe sonte të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës.

21:52
Përmendi historinë e tradhtisë të Ilirit, Einxhel zbuloi çfarë i tha vajzës së balerinit

Historia e tradhtisë që Ilir Shaqiri zbuloi në Big Brother VIP shkaktoi debate të ashpra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

21:42
Fifi largohet nga studio, debate të ashpra mes ish banorëve të BB Vip: Tani jemi çnjerëzor neve?

Në Post Big Brother VIP po flitej për momentin kur Fifit i ra të fikët në shtëpinë më të famshme në shtëpi dhe këngëtarja vendosi të largohej nga studio pasi nuk ndihej mirë emocionalisht.

21:39
Fotoja e 80-vjeçarit ukrainas po bën xhiron e botës

Gjatë 48 orëve të sulmit rus në Ukrainë, ka dalë në pah vendosmëria e qytetarëve për të mbrojtur sovranitetin e atdheut të tyre.

21:33
Të dehur në timon, pa rrip sigurimi e me celular në dorë, gjobiten 18 shoferë në Vlorë

18 drejtues mjetesh janë gjobitur këtë të premte në Vlorë, pasi janë kapur në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.

21:32
Shoferi shqiptar pranon vrasjen e mësueses së re britanike, në sulmin barabar të motivuar seksualisht me tabelë trafiku (fotot)

Koçi Selamaj goditi për vdekje Sabina Nessa me një tabelë trafiku rrugor, në një vrasje “sadiste të motivuar seksualisht”, shkruanin sot mediat britanike për konklusionet e hetimit që ka shokoi Londrën vitin që shkoi.

21:30
I ra të fikët në mes të shtëpisë, Iliri flet për gjendjen e Fifit: Ja kur e kuptova se është e vërtetë dhe i kërkova falje

Një prej momenteve më të vështira në Big Brother VIP ishte kur Fifit i ra të fikët gjatë një debati me opinionisten Balina Bodinaku. Pas kësaj, ajo u qetësua dhe mori vendimin që të largohej nga shtëpia.

21:06
Gur, i kuq, penallti dhe tension: Skënderbeu frenon Vllazninë mes polemikave

Ndodh gjithçka në Skënderbeu-Vllaznia. Sfida e parë e javës 22 përfundoi në barazim 2-2, por në stadiumin e Korçës pati tension, vendime të diskutuara, gabime, duele të forta, penallti dhe karton të kuq.

21:00
Mevlani rival? Bledi acarohet keq nga takimi dhe afrimiteti me Efin

Takimi i Mevlanit dhe Efit solli reagime të shpeshta të Bledit në studio, duke komentuar çdo moment të takimit.

20:50
Aventura e fundit, Tite: Nuk dua të gënjej, largohem nga Brazili pas Botërorit

Brazili ishte një nga kombëtaret e para që siguroi kualifikimin në Katar 2022. Trajneri Tite dhe djemtë e tij kanë si objektiv të sjellin në shtëpi Kupën e Botës për herë të gjashtë në histori, me trofeun e madh që mungon në Brazil prej vitit 2002.

20:39
Qytetarit i zaptojnë pronën, bashkia dhe prokuroria: Nuk do vritemi për tokat e tua!

Anastas Stamati është pronar i 460 metra tokë në Qeparo të Vlorës. Gazetarëve të Fiksit ai ju tregon edhe çertifikatën e pronësisë që prej vitit 2012.

20:38
Rusia përjashtohet nga festivali Eurovision prej sulmit ndaj Ukrainës (fotot)

Festivali evropian i këngës ‘Eurovision’ ka njoftuar sot se pas konsultimeve të bordit, mori vendimin për përjashitmin e Rusisë nga vendet anëtare.

20:20
Altin Lala hedh shortin/ Finalja e Conference League do të luhet në Tiranë, në muajin maj

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave të Europa Conference League, kompeticioni më i ri europian dhe që finalen e parë do ta luajë në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

20:19
Sulmi rus në Ukrainë/ Xhaçka: Vetëm 5-6 shqiptarë që jetojnë atje duan të kthehen

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka folur për situatën në Ukrainë duke thënë se janë vetëm 60 shqiptarë që jetojnë prej vitesh por vetëm 5-6 prej tyre kanë kontaktuar ambasadën për tu kthyer në Shqipëri.

20:15
Berisha kundër HEC-it Skavica/ Ish-kryeministri në takime elektorale në bashkinë e Dibrës

Në mitingun elektoral te Dibrës Sali Berisha akuzoi qeverinë Rama për sjellje armiqësore ndaj veriut.

20:13
“Ke qejf o më raftë pika”/ Deklarata e Mevlanit: Më kishte munguar një takim me ty

Takimi i Mevlanit dhe Efit u nis me komplimenta dhe fjalë të ëmbla.

20:06
Mbyllet hetimi për inceneratorët/ Mbledhja e fundit e komisionit u përfshi nga debatet politike

Kuvendi mbylli hetimin 3 mujor parlamentar për inceneratorët.

20:02
SHBA zgjedh gruan e parë me ngjyrë në krye të Gjykatës së Lartë (fotot)

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se do të zgjedhë Ketanji Brown Jackson si gruan e parë me ngjyrë në historinë e SHBA, që drejton gjykatën më të lartë të vendit.

20:01
Vuçiç: Serbia njeh integritetin territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke njoftuar vendimet e tij në lidhje me konfliktin ruso-ukrainas, ndër të cilat më të rëndësishmet janë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

19:59
Komando nga Shqipëria në Kosovë/ Shkojnë në Pejë, pjesë e misionit të NATO-s, “KFOR 1”

Një grup prej 30 efektivësh Komando nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovës.

19:57
Do e rishikojë pozicionin në Open Balkan nëse Serbia del krah Rusisë? Ja si e komenton Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çdo shtet ka përgjegjësitë e veta në raport me të tjerët, duke iu referuar këtu marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.

19:55
Shqiptarja largohet nga lufta! Neli po ndihmohet nga një familje shqiptare në Gjermani

Kur jemi në vështirësi në shqiptarët dimë se si t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit.

19:54
Nis konkurrenca, kush do të bëjë këngën i pari për Efin

Në këtë puntatë të Përputhen u transmetua takimi i Mevlanit me Efin. Përpara se të niste diskutimi i takimit në studio u përmend se kur do të kishim një këngë për Efin.

19:49
Ekskluzive/ Shqiptari Emanuel Bazanji në Ukrainë: Jam gjallë, por…

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të ketë një komunikim të shkurtër me shqiptarin Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.

19:48
Aktivizohen të tjera vatra zjarri te objekti trekatësh që u përfshi nga flakët në Durrës

Disa vatra zjarri janë aktivizuar sërish te objekti që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës.

19:43
Pushtimi rus godet ekonominë botërore/ Rama: Po punojmë për të penguar shtrenjtimin e energjisë dhe produkteve të tjera

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar menjëherë në ekonomi. Çmimi i naftës dhe arit u rrit në Rusi dhe në të shumë shtete të botës.

19:42
Rama: Nuk duhet të shqetësohemi nëse do të kemi kapacitet për t’u mbrojtur

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë.

19:31
Pushtimi në Ukrainë/ Burrat ndahen në kufi me familjen e tyre, çdo mashkull nga 18 deri në 60 vjeç nuk lejohet të largohet nga vendi

Burrat ukrainas po ndahen në kufi me familjet e tyre. Me mijëra ukrainas përgjatë 24 orëve të fundit kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës duke u përpjekur të kalojnë në vendet fqinje. Por, çdo mashkull i moshës 18 deri në 60 vjeç nuk lejohet të dalë nga vendi.

19:22
Paralajmërimi për protesta nga shoqatat e biznesit, reagon Rama: A thua se kanë zbritur nga Hëna dhe nuk kanë informacion

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë, ndërsa ka folur edhe për rritjen e çmimit të energjisë. Në fjalën e tij, Rama përmendi deklaratën e Dhomës e Tregtisë së Tiranës dhe përfaqësues të biznesit që dolën sot me 9 kërkesa për qeverinë, pas rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes së energjisë elektrike.

19:20
Ftesë për bisedime, por Putini u kërkon ushtarëve ukrainas të rrëzojnë Zelenskyn nga pushteti

Nga njëra anë ushtria ruse ka rrethuar Kievin me forca të shumta ushtarake dhe kërkon ta pushtojë, nga ana tjetër presidenti i Rusisë Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase të marrë pushtetin dhe të rrëzojnë qeverinë e Voloddemir Zelenskyt.

19:16
Situata në Ukrainë, kryeministri Rama: Situatë tragjike, është shumë larg nga normaliteti

Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë me gazetarët për situatën në Ukrainë duke thënë se “me zemër dhe mendje jemi me Ukrainën”. Në fjalën e tij theksoi se janë angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpresin të gjithë ukrainasit që do të largohen nga Ukraina.

19:11
Civilët po armatosen! “Nuk mund të presim, do të mbrohemi vetë

Mijëra ukrainas kanë marrë armët dhe kanë dalë vullnetarisht si ushtarakë, në përpjekje për të ndaluar agresionin rus në vend.

19:02
Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri në 30 vende të ndryshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.

18:54
NATO do të dërgojë më shumë trupa ushtarake në Evropën Lindore

Udhëheqësit e NATO-s deklaruan se do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore pas pushtimit rus të Ukrainës.

18:54
Fake news- Ukrainë, raportohet i vrarë shqiptari Emanuel Bazanji

Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.

18:53
“Kriza na prek të gjithëve”! Shefi i NATO-s: Po forcojmë pozicionet tona në lindje të Europës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po mban një konferencë shtypi tani nga selia e aleancës së mbrojtjes në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesit e NATO-s.

18:44
Lufta në Ukrainë/ Stoltenberg: Kemi aktivizuar planin e mbrojtjes, do të përgjigjemi me shpejtësi nëse do të ketë sulme

Jens Stoltenberg ka folur para mediave për situatën nv Ukrainë duke thënë se aleatët e NATO-s kanë aktivizuar planin e mbrojtjes dhe do të përgjigjen me shpejtësi nëse do të ketë sulme.

18:36
Burri dhe dy fëmijë gjenden të vdekur në tragjedinë e pishinës së shtëpisë në Florida (fotot)

Një burrë dhe dy fëmijë të vegjël kanë vdekur pasi u gjetën pa ndjenja në pishinën e një shtëpie në Florida, SHBA, njoftuan sot zyrtarët vendas.

18:36
Rusia thotë se Zelensky ka braktisur vendin/ Presidenti ukrainas poston foton nga Kievi: Jemi të gjithë këtu

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, pas lajmeve në mediet ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti.

18:17
“Nënat ruse, shpresa për të ndalur marrëzinë e Putinit, pasi të shohin djemtë në arkivole”

Gazetari Arben Manaj raportoi sot nga Londra për mënyrën se si shihet atje lufta në Ukrainë.

18:16
Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën nëse ndjekin rrugën e Ukrainës

Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha të premten se Moska do të duhet të kundërpërgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda vendosin të bëhen anëtare e NATO-s.

18:13
Arrestohet 38-vjeçari, kërcënoi policinë se do i qëllonte me armë zjarri

Kamëz – Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

18:02
Erdogan akuzon ashpër NATO-n dhe BE-në: Dështim total me Ukrainën!

Edhe pse i tregoi Rusisë një ditë më parë se e konsideron të papranueshëm sulmin e saj në Ukrainë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nuk është kursyer në kritika edhe ndaj NATO-s e Bashkimit Europian.

18:02
Bankieri i ri i talentuar vret veten pas shkarkimit nga puna gjatë komunikimit virtual (fotot)

Një i ri në i talentuar në Britani, aktivist për sëmundjet e shëndetit mendor, ka vrarë veten disa minuta pasi u shkarkua nga puna me një kompani të madhe financiare në Londër.

17:58
Panik në stacionin e trenit në Kiev, qëllohet me armë në mes të turmës me njerëz

Dhjetëra qytetarë në Kiev po përpiqen të largohen teksa forcat ruse po përparojnë më shumë drejt kryeqytetit.

17:58
Urdhëroi pushtimin e Ukrainës/ Rusët kërkojnë falje për veprimet e presidentit Putin

Rusët nuk janë dakord me veprimet e Presidentit Vladimir Putin, që një ditë më parë urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës.

17:57
Kryebashkiakja Sako në Ishëm: Do ta kthejmë zonën në një atraksion turistik të preferuar

Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidate e PS për zgjedhjet e 6 marsit është shprehur  në takimin me banorët e Ishmit se investimet që do të kryhen në këtë zonë do ta zhvillojnë më tej atë duke e kthyer në një destinacion të preferuar turistik.

17:45
Spektakël në ajër! MiG-29 ukrainas shkatërron avionin rus

Ukraina po i bën rezistencë pushtimit rus, dhe këtë, zyrtarët ukrainas po përpiqen ta nxjerrin edhe më shumë në pah në çdo mënyrë të mundshme.

17:44
Sherri për një femër në Mamurras, Gjykata lë në burg Andi Divën

Gjykata e rrethit gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” dy mujor 19-vjeçarit Andi Diva.

17:39
Mes imazheve ‘dramatike’ për konfliktin në Ukrainë rrjetet shpërndajnë simulime nga ‘video-game’ (foto-video)

Alarmi për konfliktin në Ukrainë duket se ka bërë që mes pamjeve “dramatike” të ilustrimeve, të jenë përfshirë dhe imazhe nga lojrat e njohura online si ‘Arma III’ apo ‘Digital Combat Simulator’, të cilat po qarkullojnë online si “video nga Ukraina”

17:38
Qëndrimi i paqartë i Kinës ndaj Ukrainës

Përgjatë orëve të fundit, ndërsa vazhdon pushtimi rus në Ukrainë, Kina ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm dhe mjaft të paqartë ndaj veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin. Ndër të tjera, qeveria kineze ka refuzuar të njohë operacionin ushtarak rus si një “pushtim” dhe me shumë gjasa nuk do t’i bashkohet sanksioneve ekonomike të shpallura nga komuniteti ndërkombëtar. Përkundrazi, mbështetja ekonomike e Kinës, mund të ndihmojë Rusinë të përballojë sanksionet e perëndimorëve.

17:36
Lufta në Ukrainë/ Pushtuesit qëllojnë drejt spitalit, predha godet departamentin e onkologjisë në Melitopol

Një predhë ka goditur departamentin e onkologjisë në Melitopol pasi pushtuesit rusë kanë qëlluar në spital. Mbetet e paqartë çfarë dëmesh ka shkaktuar.