E martë, 20 Shtator 2022
20:02
Për fitoren 300 mijë euro/ Liga e Kombeve, në datë 24 ndeshemi me Izraelin, në 27 me Islandën

Kombëtarja do të luajë mbrëmjen e së shtunës ndaj Izraelit në transfertë me synimin për të marrë 3 pikët.

20:00
U paralajmëruan protesta, kryetarja e Gjykatës Speciale anulon takimin me shoqërinë civile në Gjilan

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova anulon takimin me shoqërinë civile në Gjilan, pas paralajmërimeve për protesta.

19:48
Përse u sulmuam nga hakerat? Ekspertja amerikane e IT-së shpjegon gabimin që na kushtoi

Evanna Hu, ekspertja amerikane e IT-së, mendon se brenda të mirave të pafundme që të ofron teknologjia qëndron rreziku dhe qytetet inteligjente nuk janë gjithmonë të sigurta, ndaj sipas saj krahas platformave digjitale që krijohen duhet të garantohet dhe siguria kibernetike.

19:45
“Të ikë Rama”/ Meta do zgjidhje politike: Kështu qetësohet situata

Ilir Meta është i qartë për gjendjen e administratës pas sulmit terrorist kibernetik të Iranit. I qartë është sipas tij edhe fakti që fajtori kryesor, që nuk është Teherani.

19:44
“Hakerave t’u mbyllet dera”! Ekspertët e IT-së: Përse nuk mbyllin grupin në Telegram ku po publikojnë?!

Hakerat iranianë, të cilësuar nga kryeministri Rama hajdutë të dhënash, sipas specialistëve të IT-së asnjë dokument zyrtarë nuk mund tu merret pas, por shteti shqiptarë ka në dorë të ndalojë publikimin e tyre në rrjetin sociale Telegram, apo në rastin më të mirë të gjejë dhe grupin se kush fshihet pas këtij sulmi kibernetik që cenon sigurinë tonë kombëtare.

19:40
“Muxhahedinët nuk do të largohen”/ Rama: Duhet edhe në të ndihmojnë amerikanët

Gazeta gjermane “Der Spiegel” zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama duke e pyetur nëse do të pëlqente të largoheshin sot nga Shqipëria mbështetësit e opozitës iraniane MEK pasi sfondi i sulmit kibernetik është prania e tyre.

19:05
BE ndalon udhëtimet për rusët, por vazhdon të ketë përjashtime

Katër nga pesë vendet e Bashkimit Evropian në kufi me Rusinë filluan të mos lejonin hyrjen e turistëve rusë më 19 shtator, duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë ndërsa vendi i tyre është në luftë me Ukrainën. Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania vendosën kufizime të reja, ndërsa Finlanda vendosi të qëndrojë e hapur, megjithëse ka shkurtuar numrin e takimeve konsullore për udhëtarët rusë që aplikojnë për viza.

18:57
“Takimi më surreal”/ Lorida “kryqëzon” me kritika Remilin, Eda zbulon se ata “njihen prej 10 vitesh”

Lorida, gjatë takimit në studion e “Për’puthen”, kritikoi Remilin për injorim ndaj vëmendjes që ajo i ka kushtuar gjatë këtyre ditëve.

18:52
Qeveria e Kosovës paralajmëron reduktime në dimër dhe ndalim të eksportit të peletit

Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa për ngrohje gjatë dimrit, me qëllim që të minimizohet nevoja për reduktimet e energjisë elektrike, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

18:47
Pronar tokash dhe profet i vetëshpallur/ Njihuni me njeriun më të pasur, në vendin më të varfër në botë

Malawi, me një popullsi prej 16 milionë banorësh, është pa dalje në det dhe ndodhet në rajonin juglindor të kontinentit afrikan.

18:40
Qentë “qajnë nga gëzimi” kur ribashkohen me njeriun e tyre të preferuar – thotë studimi (fotot)

Përveç njerëzve, qentë duket se janë e vetmja specie që zotëron këtë cilësi.

18:39
Ç’po i ndodh planetit/ Përmbytje shkatërrimtare në Japoni, tërmet i magnitudës 7.6 në Meksikë

Rrëshqitje dheu e vërshim i furishëm ujërash paralajmërohen në Japoni pasi vendi u godit nga njëra prej stuhive më të dhunshme të dekadave të fundit.

18:34
Putin, referendum në Donbas: Duan vetë të bashkohen

Liderët e instaluar nga Rusia në katër rajone të pushtuara ukrainase paraqitën planet për referendum për bashkimin me Moskën, një lëvizje kjo që sipas aleatëve të Vladimir Putinit do ta ndryshojë përgjithmonë peizazhin gjeopolitik atje.

18:33
Erdogan: Putin është gati t’i japë fund luftës. Do të ndodhë diçka e rëndësishme!

Rexhep Tajip Erdogan beson se Vladimir Putini kërkon tashmë fundin e luftës në Ukrainë.

18:28
Formula 1/ Sezoni 2023 më i gjati në histori, miratohet kalendari i plotë i të gjithë garave

Këshilli Botëror i FIA-s ka miratuar kalendarin për sezonin 2023, që do të jetë më i gjati, me plot 24 gara, nga të cilat vetëm 9 do të zhvillohen në kontinentin e vjetër, Europë dhe 8 të tjera në Azi.

18:25
Dita e dytë e grumbullimit, Kombëtares i bashkohen Broja dhe 4 emra të tjerë të rëndësishëm  

Kombëtarja shqiptare e futbollit është grumbulluar për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit që do të luhet në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në shtëpi që do të zhvillohet më 27 shtator.

18:19
Prona e re e Kim Kardashian, shitja e katërt më e lartë në të gjithë shtetin e Kalifornisë

Siç dihet, Malibu është një vend miliarderësh dhe nuk kishte se si Kim Kardashian mos të blente një shtëpi në këtë vend.

18:12
114 qytetarë të infektuar me Covid dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve

Nga 842 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar me Covid 114 qytetarë.

18:08
Robert Lewandowski “dërgon” Ukrainën në Botërorin e Katarit

Ukraina nuk ia doli të sigurojë një biletë për në Katar 2022, pasi e eliminoi Uellsi në finalen e Play Off-it, megjithatë flamuri i vendit do të jetë i pranishëm në eventin më të madh futbollistik të globit.

17:59
Konflikti për kërkimet energjitike në Mesdhe rindez tensionet mes Izraelit e Libanit (fotot)

Lideri i militantëve libanëezë Hezbollah quajti planin e Izraelit për të nxjerrë gaz në kufirin e kontestuar detar, një “linjë e kuqe”.

17:58
“Lufta e ftohtë” midis dy kunatave, konkurrenca edhe në veshjet gjatë ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabetë II

Ceremonia mortore e Mbretëreshës Elizabetë II u mbajt  ditën e djeshme, ku të pranishëm ishin të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore dhe shumë qytetarë të Britanisë së Madhe.

17:51
Hapet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Në Nju Jork u hap për herë të parë pas dy vjetësh me pjesëmarrjen në sallë të udhëheqësve botërorë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

17:38
173 kg kokainë kapen në Portin e Pireut në Greqi, ishte fshehur brenda kontejnerit që erdhi nga Afrika e Jugut

173 kg kokainë u sekuestruan paraditen se së martës prej Deas amerikane dhe anti-drogës greke në portin e Pireut.

17:35
Veshjet e Meghan dhe Kate përcollën shumë mesazhe, stilisti Ardi Asllani komenton performancën e kunatave në funeralin e Mretëreshës

Princesha e Uellsit, Kate Middleton dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle ishin kujdesur për çdo detaj për paraqitjen e tyre në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë II, një natë më parë.

17:31
Lufta në Ukrainë dhe pasojat, tema që do dominojë mbledhjen e Kombeve të Bashkuara 

Pushtimi rus i Ukrainës pritet të dominojë takimin e parë fizik të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në tre vjet.

17:29
Britania thotë se Rusia po zhvendos nëndetëset nga bazat e Krimesë (fotot)

Moska ka zhvendosur nëndetëset e saj Kilo-class nga gadishulli i Krimesë drejt jugut të Rusisë, njoftonte sot inteligjenca britanike, prej frikës së goditjes nga raketa të Ukrainës.

17:24
NATO përgatit trupat! KFORI, gati të hyjë në Kosovë: Me atë prani trupash sheshojmë çdo përshkallëzim

NATO-ja po përgatitet të shtojë numrin e trupave në Kosovë nëse rriten tensionet në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë në veri, teksa afron fundi i fatit të vendosur nga Prishtina zyrtare për ndryshimin e targave të makinave. 

17:13
Erdogani-Putinit: Rikthejua Krimenë pronarëve të vërtetë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është i fundit, që i bashkohet grupit të liderëve që po bëjnë deklarata goditëse ndaj Putinit.

17:06
Rekordet e një mbretëreshë! Më shumë se 250,000 njerëz nderuan monarken për herë të fundit

Më shumë se 250,000 njerëz kryen nderimet e fundit për Mbretëreshën në ditët e hapura për publikun, sipas sekretarit të kulturës në Londër

17:05
Thellohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Mosmarrëveshjet territoriale po thellojnë tensionet mes Turqisë dhe Greqisë, dy vende anëtare të Natos.

17:00
Gjukanoviç refuzon Llekiçin si mandatar për krijimin e qeverisë në Mal të Zi, kërkon zgjedhje të reja

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se nuk mund të pranojë propozimin që Miodrag Llekiç të jetë mandatar për formimin e qeverisë së re të këtij vendi, sepse, sipas tij, nuk janë plotësuar kushtet e nevojshme.

16:59
Ernest Gjoka “emigron” larg Shqipërisë, prezantohet në klubin e ri

Ernest Gjoka nis një tjetër aventurë si trajner jashtë Shqipërisë, këtë herë shumë larg, në Arabinë Saudite.

16:54
Trump vë në lojë vendin e Biden në radhë të 14-të në funeralin e mbretëreshës: Vendndodhja tregon gjithçka (fotot)

Donald Trump ka vënë në lojë sot presidentin Joe Biden për karrien në radhë të 14-të në funeralin e mbretëreshës Elizabeta II në kështjellën Windsor.

16:52
“Alpha Show” do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel ditën e shtunë

Koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).

16:44
Jeta luksoze në Paris, sa shpenzonte Wanda Nara për një muaj

Nga Milano në Paris dhe nga Parisi në Stamboll me një standard jetese që pak kush ia lejon vetes.

16:43
Lihet në burg bosi i kriptomonedhave/ Faruk Ozer do të ekstradohet në Turqi

Apeli i Durrësit la në qeli shtetasin turk Faruk Ozer duke i çelur rrugë ekstradimit të tij për llogari të drejtësisë turke.

16:36
Kanye West thotë se nuk ka lexuar kurrë një libër: Të lexosh është si të hash sallaturina (fotot)

Reperi amerikan Kanye West ka thënë së fundmi se e urren letërsinë dhe e krahasoi leximin e librave me “ngrënien e perimeve”, siç përmendin shpesh fëmijët në SHBA kur flasin për diçka “të pakëndshme”.

16:32
Separatistët në lindje të Ukrainës kërkojnë votim urgjent për t’u bashkuar me Rusinë

Separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonet ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, thanë se nga 23 deri më 27 shtator do të organizojnë të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.

16:29
5 gjëra që nuk duhet t’ia fshihni mjekut tuaj

Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.

16:22
Merr flakë në ecje makina në lagjen Palorto të Gjirokastrës

Një mjet është përfshirë nga flakët duke u djegur pjesërisht këtë pasdite në Gjirokastër.

16:15
Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh/ Gjykata e Durrësit jep vendimin, lihen në burg dy rusët dhe ukrainasi 

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg dy rusët dhe ukrainasin, të cilët u arrestuan pas sulmit në uzinën armëve në Gramsh.

16:09
Për tetë muaj, Kosova eksportoi rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri

Kosova drejt Shqipërisë ka eksportuar mallra  vlerë prej  89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht të këtij vit, ndërsa Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej 214 milionë euro për të njëjtën periudhë të vitit.

16:01
NASA zbulon dy ajsbergë në formë katrori të përkryer në Antarktidë, si të ishin ‘prerë me thikë’ enkas (fotot)

Disa imazhe që na prezantohen është e vështirë t’i besosh si të pamanipuluara.

15:55
Nuk është Lorent Blanc, Olympiacos zgjedh trajner një spanjoll

Klubi i Olympiacos ia ka besuar një spanjolli detyrën e trajnerit, pas shkarkimit një ditë më parë të Carlos Corberan.

15:48
Viziton 67 bare në 24 orë, anglezi thyen rekord!

Së fundmi, një anglez theu rekordin botëror Guinness duke pirë një pije në 67 lokale të ndryshme për 24 orë.

15:46
Sulmet kibernetike/ Prokuroria: Do sekuestrojmë të dhënat e publikuara, cënojnë sigurinë kombëtare

Prokuroria e Tiranës, e cila po heton mbi sulmet kibernetike ndaj faqeve qeveritare, e konsideron cënim të sigurisë kombëtare publikimin e të dhënave të hakeruara.

15:44
Është jashtë formës fizike, ish-i i Juventusit përfundon të U-21 e Liverpoolit

Ende zero minuta në fushë në Premier League, ndërsa në Champions vetëm 13’. Referenca është për një nga lojtarit që surprizoi me lëvizjen e tij në ditët e fundit të merkatos drejt kampionatit më të fortë në botë.

15:36
Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya : Bjellorusia nuk është “shtojcë e Rusisë”

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të këtij viti si anëtare e delegacionit të një vendi evropian të paidentifikuar.

15:35
Të rinjtë deputetë në Tiranë/ Takimi i parlamentarëve Europianë dhe të Ballkanit perëndimor

Parlamentarë të rinj, përfaqësues të parlamenteve Europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, kanë nisur në Tiranë Konferencën Parlamentare “Legjislacioni dhe Politika për Rininë Europiane”.

15:30
Tirana Internacional Film Festival, nis edicioni i 20-të/ Në konkurrim janë 243 filma nga 109 vende të botës

Më datë 20 shtator do të startojë edicioni i 20-të i Tirana International Film festival-Oscar & European Film Awards qualifying, që do të zgjasë deri më 30 shtator.

15:29
Vllaznia pranë kualifikimit, të mërkurën ndeshja me vajzat e skuadrës ukrainase Vorskla Kharkiv

Vetëm 180 minuta e ndajnë Vllazninë e femrave, nga ëndrra për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League, që do të ishte suksesi me i madh për futbollin shqiptar.

15:19
Pamje të pabesueshme të sulmit të demit ndaj vrapuesit, në viktimën e radhës së festivalit të çmendur spanjoll (video-fotot)

Në pamjet e fundit nga festivali tradicional i vrapimit të demave në Spanjë shihej sot një sulm makabër i demit të provokuar ndaj një prej anëtarëve të publikut që fatkeqësisht e gjeti veten “tek për tek” me kafshën gjigante me brirë.

15:18
Polici mbetet në burg, Jeton Lami apeloi vendimin por pa sukses

Me tezën se polici Jeton Lami është në moshë të re dhe nuk ka ndërmend të arratiset, dy mbrojtësit e tij shpresuan se gjykata e apelit do ja zbuste masën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

15:15
PS-“Basha”: Të hapim dosjet/ Bien dakord në Kuvend për ligjet e reja të “dosjeve të sigurimit të shtetit”

Socialistët dhe grupimi Alibeaj në PD kanë divergjenca të shumta por pika bashkuese është çuarja përpara e disa iniciativave ligjore lidhur me hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit.

15:07
Sulmi kibernetik/ Yuri Kim: Po ju mbrojmë! Duan të dëmtojnë besimin në demokraci

Në një kohë kur sulmet kibernetike nga Irani kundrejt Shqipërisë janë të njëpasnjëshme, ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim garanton mbështetjen e SHBA në mbrojtjen e të dhënave të shqiptarëve.

15:06
Hetimet për sulmin kibernetik, virusi ka hyrë që në qershor në sistemin e policisë

Sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë më 9 shtator nuk ishte i beftë.

14:52
Goditi njërin prej futbollistëve me shishe në ndeshjen “Kukësi-Partizani”, shpallet në kërkim 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me shishe uji të ngrirë një prej futbollistëve gjatë ndeshjes në , në stadiumin “Kukës Arena”.

14:48
NATO e gatshme të dërgojë më shumë trupa në Kosovë në rast të tensioneve të reja

NATO-ja është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në mesin e minoritetit serb, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave me targa RKS – Republika e Kosovës.

14:46
Vdekja e 22 vjeçares në paraburgim/ Protesta të përgjakshme në Iran, pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Pesë persona janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë protestave që u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Amini, e cila po mbahej në paraburgim nga policia.

14:44
Nga fans në pjesë e kastit, Leonardo DiCaprio në sezonin e tretë të “Squid Game”?!

Së fundmi, ylli hollivudian Leonardo DiCaprio thuhet se mund t’i bashkohet kastit të “Squid Game” në një sezon të ardhshëm.

14:39
Shpëtohen në Qipro qindra migrantë të bllokuar në det, ishin larguar nga Libani

Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra migrantë mbrëmjen e së hënës dhe në orët e para të së martës. Migrantët ishin larguar nga Libani dhe ishin bllokuar në det në dy incidente të ndara, thanë zyrtarët.

14:28
Mbreti Karli III fluturon drejt Skocisë një ditë pas funeralit të Mbretëreshës

Mbreti Karli III ka fluturuar në Skoci një ditë pas ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës Elisabetë II.

14:24
A po cenohet siguria kombëtare nga sulmet kibernetike? Kryeredaktori i Top Channel: Qëllimi është të nxitet revoltë

Kryeredaktori i Top Channel, Altin Kreka i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” tha se hyrja e hakerave në sistemin e policisë është një cenim serioz i sigurisë kombëtare.

14:22
Teksa kudo po përflitet se Gigi Hadid është në një lidhje me DiCaprion, modelja habit me veprimin e fundit!

Supermodelja e njohur Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio, lajm ky që duket se shqetësoi Zayn Malik.

14:18
Çdo 4 sekonda, në botë vdes një person nga uria

Një person besohet se vdes nga uria çdo katër sekonda.

14:18
Sulmi në Gramsh/ Nis në Gjykatën e Durrësit seanca për çështjen ndaj rusëve dhe ukrainasit

Sapo ka nisur në gjykatën e Apelit Durrës seanca për çështjen penale ndaj shtetasve rusë Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov të akuzuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

14:18
Sa romantike Bebe Rexha/ Këngëtarja shqiptare uron partnerin me rastin e ditëlindjes së tij (Foto)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

14:13
Erdogan: Putini i gatshëm për t’i dhënë fund luftës, gjërat janë mjaft problematike

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një “hap i rëndësishëm”.

14:11
Vullkani islandez, oferta e Zaragozës, dieta e rreptë dhe hobi, të panjohurat rreth Lewandowskit

Historia e futbollit është plot me “po sikur…”. Edhe Robert Lewandowski ka të tijën.

14:05
Shenjat e horoskopit që janë xhelozët dhe ziliqarët më të mëdhenj edhe për shokun e tyre më të ngushtë

Disa njerëz e shohin suksesin e mikut të tyre si një burim frymëzimi, ndërsa disa bëhen ziliqar dhe mbushen me ndjenja xhelozie.

14:02
Teksa kudo po përflitet se Gigi Hadid është në një lidhje me DiCaprion, modelja habit me veprimin e fundit

Supermodelja e njohur Gigi Hadid prej disa ditësh ka qenë në vëmendje të mediave për një lidhje të mundshme me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio, lajm ky që duket se shqetësoi Zayn Malik.

14:01
Të dhënat sensitive të publikuara nga hakerat, AMA thirrje mediave: Tregoni maturi dhe përgjegjësi profesionale

AMA u ka bërë thirrje redaksive të mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale në prezantimin dhe trajtimin e publikimit të të dhënave që janë përftuar në mënyrë të paligjshme nga grupe hakerash iranianë në sistemet kompjuterike të institucioneve publike shqiptare.

13:53
Vullkani islandez, oferta e Zaragozës, dieta e rreptë dhe hobi, të panjohurat rreth Lewandowskit

Historia e futbollit është plot me “po sikur…”. Edhe Robert Lewandowski ka të tijën. Sulmuesi polak, i shndërruar në makineri golash te Borussia e Dortmundit dhe Bayerni në Gjermani dhe tani te Barcelona (​tri klube të mëdha të Evropës), mund të kishte marrë një rrugë tjetër në vitin 2010 kur la Lech Poznanin për Borussian, që atëherë drejtohej nga Klopp.

13:35
Sa romantike Bebe Rexha, këngëtarja uron partnerin me rastin e ditëlindjes së tij!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar sa i përket projekteve që realizon.

13:26
U-20/ Debutuesit Berisha e Ismaili rrëfejnë emocionet e e grumbullimit me kuqezinjtë

Kombëtarja U-20 vijon përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20, që do të luhen që të dyja në Kroaci.

13:20
Çdo katër sekonda, një person në botë vdes nga uria

 Një person vdes nga uria çdo katër sekonda, kështu kanë paralajmëruar mbi 200 organizata joqeveritare të martën, duke bërë thirrje që ti jepet fund spirales së krizës globale të urisë.

13:18
Gjatë kohës që Shakira ka qenë shtatzënë me fëmijën e saj të parë, Pique paska “bërë kërdinë”!

Së fundmi, detaje të reja tronditëse po vazhdojnë të dalin në ‘dritë’ sa i përket dyshes më të përfolur të momentit që është Shakira dhe Gerard Pique.

13:14
Po qëndronte në shtëpinë e ish të dashuri/ Kaliforni, jepet dënimi për gruan që inskenoi rrëmbimin e saj

Një grua nga Kalifornia që inskenoi rrëmbimin e saj është dënuar me 18 muaj burg për deklarata të rreme në FBI.

13:07
Ndikimi i mungesave, Mancini projekton ndryshimin e skemës ndaj Anglisë dhe Hungarisë

Italia po përgatitet seriozisht për angazhimin e dyfishtë në Ligën e Kombeve.

13:03
E rëndë në Prishtinë/ Ngacmon dhe filmon me telefon të miturën, nisin hetimet

Një video ka qarkullua prej mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale ku një person ngacmon seksualisht një të mitur në qendër të Prishtinës.

13:01
Kosova eksporton rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri/ Në periudhën janar-gusht, rritje vjetore rreth 40 për qind

Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. 

12:56
Hije skandali! Kryeministri kanadez “ofendoi” mbretëreshën, kapet mat duke kënduar e pirë para funeralit

Pamjet e kryeministrit kanadez teksa këndon Bohemian Rapsody të grupit Queen, nën shoqërinë e personave të tjerë pak para funeralit të mbretëreshës janë bërë shumë virale në rrjet.

12:47
Erdogan: Paqja në Ukrainë varet nga kthimi i territoreve të pushtuara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Rusia duhet t’ia kthejë Ukrainës tokat e pushtuara, nëse qëllimi është një paqe e qëndrueshme.

12:42
19 shtatori “i mallkuar” në Meksikë/ Tërmeti për herë të tretë në të njëjtën datë

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur Meksikën perëndimore ditën e djeshme duke vrarë të paktën një person dhe duke shkaktuar përmbytje në bregun e Paqësorit.

12:32
Vritet prokurori i Ekuadorit, qëllohet sapo del nga Prokuroria

Një prokuror që hetonte kryesisht vrasjet e grave dhe vajzave  u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil të hënën.

12:29
Veliaj në Konferencën “Qytetet Inteligjente”: Po investojmë te digjitalizimi në Tiranë, Piramida do të jetë shumë shpejt qendra më e madhe e teknologjisë në rajon

Në Tiranë po mbahet për herë të parë Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor “Qytetet Inteligjente”, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike.

12:25
Dy të vdekur nga tajfuni në Japoni, 9 milion njerëz duhen evakuuar

Autoritetet në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pasi një nga stuhitë më të mëdha në dekadat e fundit goditi vendin.

12:23
Mbyllet shkolla në Lapardha, mbeti vetëm një nxënës

Për herë të parë që prej çlirimit fshati Lapardha nuk ka më shkollë.  

12:21
Uragani Fiona, dy viktima dhe dëme të shumta në Puerto Rico

Uragani Fiona po vazhdon të forcohet, duke kërcënuar jetën e shumë njerëzve në pjesë të Karaibeve, thonë sinoptikanët amerikanë.

12:11
Stërvitje shqiptaro-amerikane/ Biza 22 vë në provë batalionin e këmbësorisë së lehtë

Në poligonin Kombëtar të Bizës, u zhvillua një tjetër stërvitje ushtarake e përbashkët me forcat amerikane.

12:11
Ylli i “Twilight”, Ashley Greene bëhet nënë për herë të parë

Ylli i “Twilight”, Ashley Greene, ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë, me partnerin Paul Khoury.

12:10
Britania do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë për Ukrainën vitin e ardhshëm

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndajë të paktën 2.6 miliardë dollarë, si ndihmë ushtarake për Ukrainën, në vitin e ardhshëm.

11:54
Emri/ I dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i dënuar me 13 vite burg, është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër.

11:48
Në kërkim për trafik droge, kapet në kufi 46-vjeçari me mbi 21 mijë paund të padeklaruara

Një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve është arrestuar në Tushemisht.

11:40
Shpërthen bombola në Has, plagosen nënë e bir

Një bombol gazi që përdorej për gatim shpërtheu këtë të martë në fshatin Fajza të Hasit, duke plagosur nënë e bir.

11:32
Sulmi kibernetik/ Spiropali: Grupi i ngritur ka një raport konfidencial të dorëzuar në KE e DASH, do bëhet publik

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamenin, Elisa Spiropali, ka deklaruar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve, se në lidhje me sulmin e 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin ka një raport të hollësishëm që është dorëzuar në Komisionin Evropian e në Departamentin Amerikan të Shtetit.

11:28
Befason Silva, njofton tërheqjen nga përfaqësuesja portugeze

Mesfushori i Benficës, Rafa Silva i ka dhënë fund aventurës së tij me kombëtaren portugeze në moshën 29-vjeçare.

11:15
Sulmet kibernetike/ Drejtori i DSIK: Deri tani nuk kemi informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar

Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) Dorian Tola, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ditë  e sotme, ka shpjeguar se deri në këtë moment nuk ka asnjë informacion për sulmim të rrjeteve me informacion të klasifikuar.

11:00
Meghan Markle i kërkon mbretit Karl takim “kokë më kokë”, çfarë do të diskutohet mes tyre

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të saj, tashmë mbretit Karl që të kenë së bashku një takim “kokë më kokë”.

10:43
​Rusia “ka lëvizur nëndetëset” pas rritjes së kërcënimit nga sulmet ukrainase

Inteligjenca britanike e mbrojtjes ka thënë në vlerësimin e saj më 20 shtator se beson që flota ruse në Detin e Zi ka lëvizur nëndetëset nga porti i Gadishullit të Krimesë, drejt jugut të Rusisë, për shkak të kërcënimit nga sulmet ukrainase.