Mes frikës së hakmarrjes ruse, Moldavia miraton qeverinë e re me liderin pro-perëndimor

16/02/2023 17:58

Ligjvënësit moldavë kanë votuar në favor të një qeverisë së re të udhëhequr nga një ekonomist pro-perëndimor, pasi ish-republika e vogël sovjetike sinjalizoi zhvendosje ndaj shqetësimeve të sigurisë pas luftës së vazhdueshme të Rusisë e Ukrainës fqinje.

Dorin Recean, një ekonomist 48-vjeçar, i cili shërbeu për një vit si këshilltar për mbrojtjen dhe sigurinë e Presidentes Maia Sandu, iu kërkua të plotësonte pozicionin e kryeministres Natalia Gavrilita pas largimit të papritur.

Të gjithë ligjvënësit e pranishëm nga Partia qeverisëse e Moldavisë për Veprim dhe Solidaritet, e cila mban 63 vende në legjislaturën 101-vendëshe të vendit, votuan në favor të qeverisë së Recean-it.

Partitë miqësore të Moskës, Komunistët dhe Socialistët, të cilat kanë 31 vende, abstenuan nga votimi dhe gjashtë ligjvënësit e Partisë Shor bojkotuan votimin.

Recean deklaroi përpara ligjvënësve se fokusi i tij kryesor do të ishte futja e disiplinës dhe rendit në institucionet e Moldavisë, për t’i dhënë frymë ekonomisë në vështirësi, siguruar paqen e stabilitetin.

Ai u shpreh se përveç fokusimit në integrimin evropian, sektori i sigurisë së Moldavisë duhet të forcohet dhe aktiviteti i atyre që duan të sjellin luftën duhet të kundërshtohet në mënyrë drastike.

“Moldavia ka dobësi në kontekstin e luftës në Ukrainë”, tha Recean, sipas Sky News.

Kjo deklaratë vjen pas rritjes së frikës, se regjimi i Vladimir Putin mund të planifikonte një grusht shteti në Moldavi.

Top Channel